Nga Armir Shkurti
Sot Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e Fatmir Mediut ( Partia Republikane) për kufizimin e aktiviteteve politike, tani në fushatë.
Në foton poshtë ( nëse është i saktë 100% lajmi ) halli i Fatmirit nuk.qenkësh pse s’ bëjnë fushatë dot opozitarët, po pse bën … Rama !
Ligjërisht, askush më thjeshtë dhe saktë se avokati i mirënjohur Erald Aga nuk e shpjegon dot:
“Sipas F.Mediut “urdheri” është anti-kushtues sepse opozita nuk ushtron aktivitet politik ndërsa maxhoranca po. Pra, nëse maxhoranca nuk zhvillon aktivitet politik, urdhëri qenkësh kushtetues (?)
****
Në fakt sipas Kushtetutës, neni 170 vetëm në 3 raste kufizohen liritë e të drejtat kushtetuese:
a) Me shpalljen e gjendjes luftës;
b) Me shpalljen e gjendjes fatkeqësisë natyrore;
c) Me shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme.
Në këto 3 raste kufizimi i lirive dhe të drejtave duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen e shkaktuar dhe padiskutim kryehet kompesimi përkatës.
Po ashtu, gjatë masave të jashtëzakonshme neni 170/6 NUK MUND TË ZHVILLOHEN ZGJEDHJE.
PRA: O JEMI NË LUFTË E S’BËHEN ZGJEDHJET O ZGJEDHJET BËHEN SIÇ E THOTË KUSHTETUTA.
Aktualisht, nuk jemi në gjendje lufte, as në gjendje të fatkeqësisë natyrore e as në gjendje të jashtëzakonshme. Rrjedhimisht “urdhëri” Ministres Shëndetësisë është thjesht anti-kushtetues se ashtu e ka përcaktuar Kushtetuta dhe jo se thotë F.Mediu: “Pengon opozitën të ushtrojë aktivitet politik dhe lejon maxhorancën të kryejë aktivitet politik”.
Për më tepër liritë dhe të drejtat kushtetuese nuk mund të kufizohen nga njē “urdhër” i cili në hierarkinë e normave sipas nenit 116 Kushtetutës nuk pasqyrohet si akt hierarkik.”