Home KRYESORE Rama ironizon kandidatët e opozitës:Me kë fiton Shqipëria?! Me këta fiton?

Rama ironizon kandidatët e opozitës:Me kë fiton Shqipëria?! Me këta fiton?

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit të ditës së sotme ka vënë përballë kandidatët në zgjedhjet e 25 prillit të Partisë Socialiste dhe të opozitës.

Kreu i qeverisë ka krahasuar me foto të gjithë emrat, teksa ka dhënë komentet e tij për secilin nga kandidatët.

“Po kur thonë Shqipëria fiton. Oooo Zot. Me kë fiton. Ma thoni me kë fiton? Ja ta ndihmojmë veten për të dhënë përgjigjen. Me këtë fiton Tirana në 25 Prill? Një pensioniste dhe një pensionist, një mjeke dhe një mjek. Zgjidhet ky që të mos zgjidhen këto. Se mos është vetëm ky krahasimi. Ministrja jonë e Shëndetësisë dhe ministri i tyre. Besoj që pamjet flasin vetë, kush ka sy le të shikojë, kush ka veshë le të dëgjojë dhe kush ka mendje le të mendojë dhe le të zgjedhë. Me kë fitonTirana.

Ja Majko dhe Mesila, me kë fiton Tirana. Urdhëro njëri që lufton me grekun dhe derdh gjak në televizor dhe tjetrin e njihni. Përfitoj nga rasti se më ishte përgjigjur qirje Vangjeli, me disa fjalë që më kishte thënë. Unë ato fjalë i kam thënë mbi 10 vite më parë dhe u qendror.

Ja më thoni me kë fiton drejtësia (Etilda Gjonaj dhe Ilir Meta), parapërfytyroni që në 25 Prill mos të zgjidhet kjo por të zgjidhet ky. Po Durrësi me kë fiton Durrësi? Po Berati? Ja Kavaja, me kë fiton Kavaja? Po Shkodra me kë fiton? Shkodranët kanë një zgjedhje le ta bëjnë. Ja Korça? Është dhe ky (Ervin Salianji) që ka hyrë në territorin tim për daljet në plazh.

Ja dhe Vlora, ky është Leskua për ata që nuk e njohin. Dje sikur kishte dhënë dorëheqjen se ishte vonë, por sot duket se i kanë dalë avujt dhe nuk e kanë dhënë dorëheqjen. Tani SHQUP-i duhet të dërgojë një taksi ambulancë. Ja dhe Lezha, ministrja e Arsimit dhe Mark Marku”, tha Rama./Opinion.al

Share: