Home KRYESORE Rama sulmon opozitën: Luli roje parkingu, Mona i bie bories

Rama sulmon opozitën: Luli roje parkingu, Mona i bie bories

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një aktivitet ditën sotme ku marrin pjesë kandidatët për deputetë teksa ka përmendur 2 kandidatet të cilat i quajti simbole të PS-së në këto zgjedhje, Luljeta Bozon dhe Najada Çomon komentoi dhe kundërshtarët në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai akuzoi opozitën se në betejën e 25 prillit është e çorganizuar pa lidership e pa karakter.

“Harrojini sondazhet, harrojini avantazhet, harrojeni sa shumë kemi bërë në këto dy mandate dhe harrojeni dhe sa shumë kemi punuar në terrenin organizativ, sepse ndeshja jonë fitohet kur hyjnë të gjitha votat në kuti dhe deri në atë moment jemi barazim 0 me 0. Prandaj të fokusohemi tek detyra jonë si individë dhe si skuadër, tek programi i punës tonë, qytet më qytet, fshat më fshat, rrjet social më rrjet social, media më media, në çdo dritare të mundshme komunikimi. Kijeni mirë parasysh, që problemi ynë më i madh në këtë ndeshje janë kundërshtarët e çorganizuar që deri më tani kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen, programe pa lidhje, lidership pa karakter dhe një ekip i “mosozotshëm”, Luli si roje parkingu, me Monikën që i bie borive për ta ndaluar autokolonën tonë drejt fitores. Janë problem një skuadër e tillë pasi duhet të gjesh fuqi ekstra për t’u motivuar deri në fund, dhe motiivmin nuk mund të na e japin ata, fokusoheni tek objektivat. Pasojeni topin sa më shumë tek njëri-tjetri, të gjithë në sulm, të gjithë në mbrojtje të arritjeve të përbashkëta. Të gjithë në sulm për drejtësinë e të ardhmes, për ekonominë e të ardhmes, në sulm për të mbrojtur popullin nga taksa e sheshtë, në sulm për të zeruar taksën mbi pagat deri në 400 mijë Lekë. Në sulm për të mbrojtur mësuesit, për të mbrojtur infermierët nga rikthimi i shpatës së partive dhe për të rritur më tej pagat dhe për të përmirësuar pagat. Në sulm për të mbrojtur drejtësinë e re nga Saliu, Iliri, Monika dhe KÇK. Në sulm për mbrojtur Shqipërinë nga rigremisja dhe për ta çuar atdheun tonë në një nivel tjetër kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Në sulm për të rihapur rrugën e re të Shqipërisë me 4 aeroporte, vepra të mëdha që janë në proces dhe që do të kontribuojnë për ta ndrysuar faqen e atdheut tonë për të rritur ekonominë”, u shpreh Rama./Opinion.al

Share: