Home KRYESORE Yuri Kim: Reforma në drejtësi po ecën, edhe pse të këqinjtë nuk...

Yuri Kim: Reforma në drejtësi po ecën, edhe pse të këqinjtë nuk e duan

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar sërish lidhur me reformën në drejtësi në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shprehet se institucionet e drejtësisë në Shqipëri po funksionojnë.

Sipas Kim, SPAK po ndjek penalisht më shumë persona, po konfiskon pasuri dhe po çon kriminelët pas hekurave edhe pse të këqinjtë, sipas saj nuk e duan.

Kim thekson se reforma në drejtësi nuk është e lehtë dhe e shpejtë por po ecën përpara.

“SPAK po ndjek penalisht më shumë, po konfiskon pasuri dhe po çon kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu po vazhdon. Inspektorët e BKH-së po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara, edhe nëse të këqinjtë nuk e duan këtë”./Opinion.al

Share: