Grimca nga helmi i tranzicionit
Nga Shaban Murati
Kur isha në Suedi një përfaqësues i njerës prej kompanive më të mëdha suedeze me autoritet ndërkombëtar më tregoi se i ishte ankuar një kryeministri shqiptar lidhur me një tender në Shqipëri, ku kompania sudeze, megjithëse ishte e para në të gjitha parametrat e kërkuara, nuk kishte fituar, dhe tenderi i ishte dhënë nga qeveria shqiptare një kompanie greke.
Sqarimi, që i kishte dhënë kryeministri shqiptar përfaqësuesit të kompanisë suedeze, ishte një fjali:”Jeta është shumë e shkurtër për të udhëtuar me avion në klasën e dytë”.
Kompania greke i kishte siguruar kryeministrit shqiptar dhe familjes së tij që të udhëtonin me avion në klasën e parë gjithë jetën.