Home KRYESORE Zgjedhjet, sarkazma e gazetares së njohur: Mos bëni kështu… katër vjet barcaleta…

Zgjedhjet, sarkazma e gazetares së njohur: Mos bëni kështu… katër vjet barcaleta…

Nga Anila Hoxha

Mos bëni kështu. Do kënaqemi barsaleta dhe katër vjet. Do gjejmë gruan e atij derëziut që i humbi në termet. Kur tna bëjnë me nerva do shajmë vlonjatët nga motra. Do i themi ndonjë burri ” hë mo mirë?”. Ndonjërës do i flasim rikoshet .

Do bëjmë gallatë ju them, humori vu. Do pyesim u zgjua Luli nuk u zgjua, e ai derëziu prapë në gjumë. Do shpërndajmë ndonjë certifikatë.

Do i rrahim krahët poqe nevoja. Do ju kujtojmë ndonjëhere që jemi dembelë e trushkulur. Do i bertasim ndonjë ministri po u desh shkarkuar rrufeja diku. Do jemi madheshtorë ne sheshe.

Do gjejmë armikun e radhës dhe do i biem . Do kënaqemi me batuta ju them. Do qeshim me lotë e me zë të lartë , e fytyrat do na shkëlqejnë nga ngazëllimi i fluturimit nga fitorja ne fitore.

Pastaj do themi ” e çe duam opoziten le ta marrë dhe atë o derëbardhë” . 😍

Share: