Në shoqëritë primitive fisnore, ku bashkëshortja shpallet rob dhe tradhtare potenciale, fëmijët e traumatizuar, do t’u kushtojnë poezi me plot pasion nënave, por do të keqtrajtojnë bashkëshortet e veta si etërit nënat e tyre, me plot pasion.
Fëmijët e atyre poetëve, do të shkrujanë elegji për gjyshet, drama për nënat e veta dhe disa prej tyre, do të kuptojnë se terrorizmi në shtëpi, ishte perverisoni kryesor dhe shkaktari kryesor që kishte dëmtuar ato veta, edhe atë, më shumë se armiku i jashtëm.
Një komb mund të dëmtohet për disa dekada kur pushtuesi shpall kulturën e tij, katundare, arkaike dhe primitive, sa t’i vije turp nga vetvetja.
Një komb mund të dëmtohet për disa shekuj, kur i ndalohet shkrimi, kultura dhe arti, sa të mos e njoh as vetveten. Një komb mund të dëmtohet me mijëra vite, kur i imponohet vetëm një libër, religjioni dhe ndalohet shkollimi gruas.
A mund të punësojë një njeri vetveten në një ndërmarrje pa pyetur shefin? A është e drejtë të punësojë një njeri veten në firmën e zotit, pa pyetur zotin?
Opozita e Kosovës do të jetë e bashkuar, deri sa nuk i ofrohet një pozitë Haradinajt ose Limës.
Edi Rama quan paturpësi dhe fatkeqësi për SHBA, nëse fiton Donald Trump. Kështu din të flasë vetëm një imbecil. Asnjë shtet perëndimor nuk deklarohet për të, por shreh mendimin kryeministri shqiptar. Nëse fiton ai, mendimi i Ramës do të jetë kontribut madhështor për të përforcuar Serbia mardhëniet me SHBA.
Në anën tjetër, për këtë ka punuar shumë edhe Kosova. Me Rusinë dhe SHBA kundër nesh, vetëm dreqi din se çfarë ardhmërie do të na përgatitet, ndoshta edhe Edi Rama. Nëse ai ka edhe dy neurone në tru, duhet të kërkoj ndjesë. Nëse nuk i ka, atëherë mund të kuptohet dhe, pas fitores eventuale te Trumpit, një psikiatër shqiptar duhet të shpallë Edin idiot me çertifikatë mjekësore.
Shumë gazeta gjermane nuk mund më të lexohen falas online. Kur klikohet në artikull, shfaqen informatat për abonim. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u dalluar nga portalet poçavër, që jetojnë nga kopjimi (vjedhja) dhe e dyta, ajo që paguhet garanton seriozitet, objektivitet dhe cilësi.
Nëse gazetaria dëshiron ta shpëtojë vetveten, atëherë pa pagesë nuk duhet të ofrojë asgjë. Publiciteti onlline, nuk mund kurrë të shpëtojë një redaksi, sepse më shumë njerëz arrihen nëse bëhet reklamë në google ose fb, se sa në një gazetë. E pastaj, ka edhe portale që vizitohen më shumë se sa gazetat serioze.