Home Gjeo-Ekonomia Anëtarësimi në NATO, Stoltenberg: Finlanda e Suedia dorëzuan kërkesat, hap historik

Anëtarësimi në NATO, Stoltenberg: Finlanda e Suedia dorëzuan kërkesat, hap historik

Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Ushtarake Jens Stoltenberg.

“Aplikimet që keni bërë sot janë një hap historik. Aleatët tani do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në rrugën tuaj drejt NATO-s,” tha Stoltenberg pas marrjes së aplikimeve nga ambasadorët finlandez dhe suedez në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Duhet të merren parasysh interesat e sigurisë së të gjithë aleatëve dhe ne jemi të vendosur të punojmë për të gjitha çështjet dhe të arrijmë përfundime të shpejta.

Stoltenberg dha këtë deklaratë së bashku me Klaus Korhonen, ambasadorin e Finlandës në NATO dhe Axel Wernhoff, ambasadorin e Suedisë në NATO./Opinion.al

Share: