Home KRYESORE Brukseli, qyteti që nuk fle kurrë

Brukseli, qyteti që nuk fle kurrë

Nga Arsela Gjoni

Brukseli, qyteti që nuk fle kurrë
Brukseli, ose i ashtuquajtur « zemra e Europës », është një qytet metropolitan ku mbi 75% e popullsisë përbëhet nga expats.

Jetojnë aty të huaj nga të gjithë vendet, jo vetëm të Europës por edhe nga Afrika, Azia e kontinente të tjera. Askush nuk ndihet i huaj në Bruksel, të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre.

Është kryeqyteti ku diversiteti nuk shihet aspak si dicka diskriminuese, por si një vlerë e shtuar. Diversitet, i cili, nuk përcmon, përkundërazi afron edhe bashkëjeton më së miri. E në këto ditë vere, vlon kryeqyteti nga një seri eventesh kulturore që e rrisin edhe më shume dëshirën për ta jetuar atë në magjinë e pasditeve të gjata.

Pikërisht pas dy vitesh ngrirje të jetës socio-kulturore, kjo e fundit kërkon të kthehet me vrullshëm së kurrë. Aktivitete të shumta shtohen perdite si lulet që celen në pranverë duke cliruar një energji që nuk të bën aspak të mendosh se vera është një stinë e vakët këtu.

Këtë vit u kthye për të 5 edicion, BRIFF, festivali internacional i filmit në Bruksel. Si një e dashuruar pas kinemasë por edhe e etur për jetën kulturore, e ndoqa nga afër këtë event të shumëpritur, i cili u mbajt nga datat 23 qershor deri në 2 korrik.

Një seri filmash e dokumentarë u shfaqën përgjatë atyre 10 ditëve të festivalit, filma të autorëve të njohur e atyre të rinj, për tu shijuar nga publiku i gjerë në premierat e tyre.

Filma të ndarë sipas kategorive të ndryshme u shfaqën në disa salla të ndryshme të kinemave brukseleze për tu përmbyllur datën e 2 korrikut me një ceremoni shumë të bukur në sallën madhështore të kinema UGC – Bulevard Anspach.

Pas ceremonisë së ndarjes së cmimeve, publiku pati mundësinë të shohë prémière filmin e fundit të regjizorit George Miller, « 3 mijë vite endje « , nën interpretimin e shkëlqyer të Tilda Sëinton dhe Idris Elba.

Ndër filmat që fituan cmime sipas kategorive ku garonin mund të përmenden: Nana, Fogo-Fatuo, Gentle, Il Buco, 3 minutes- a lengthening, Austral.

Por cmimi i madh iu dha filmit “Sundoën” i regjizorit të njohur meksikan, Michel Franco. Ky i fundit, ishte prezent dhe mori personalisht çmimin “Grand Prix”. Filmi, i interpretuar mjeshtërisht nga Tim Roth dhe Charlotte Gainsbourg tregon historinë e një familje të pasur londineze, e cila e ndodhur me pushime në Acapulco, do të përjetojë një sërë situatash tragjike dhe romantike te ndërthurrura aq dramatikisht natyrshëm në film.

Filmi do të shfaqet prej datës 28 korrik në sallat e kinemave dhe meriton absolutisht të shihet.
Për të gjithë publikun që nuk mundi t’i shohë filmat përgjatë festivalit, ato vazhdojnë të shfaqën në kinematë më në zë të Brukselit.

Share: