Qytetarët duket se janë larguar nga plazhi i Potamit në Himarë një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një skaf përplasi për vdekje një vajzë 7 vjeçe.
Siç shihet dhe nga fotot të publikuara në rrjetet sociale nga gazetarja Esmeralda Keta, plazhi është bosh, ndryshe nga një ditë më parë.
Krahas fotove, gazetarja shkruan se rrobat e familjarëve të 7-vjeçares ndodhen ende në shezllong, ndërsa qytetarët e tjerë largohen nga plazhi për të shpëtuar fëmijët e tyre.
Postimi i plotë
Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur… Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë. Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë ëngjëll.