Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë dorëheqjen nga ajo pozitë, sepse sipas njohurive të mediave në Mal të Zi, patriarku serb Porfirije ka hyrë në Mal të Zi pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar.
Këtë informacion e ka komentuar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviq, i cili ka shprehur respektin e tij për Akoviqin për atë vendim, përcjell Telegrafi.
“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviç në Twitter.https://640258e065ea50327844370f0c729019.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Dorëheqjen e Akoviqit e ka bërë të ditur në rrjetet sociale edhe motra e tij.
“Vëllai im Vasko Akoviq dha dorëheqjen sot sepse kolegët e tij, të cilëve ai ishte shef, i punonin pas shpine dhe organizuan hyrjen e paligjshme të patriarkut në Mal të Zi pa procedurë zyrtare…“, ka thënë Marina Akoviq.
Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi është nënshkruar marrëveshja Themelore ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe në Podgoricë.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije./alsat