Home KRYESORE Lulzim Basha nis mbledhjen e bazës rreth vetes, 80% e krerëve të...

Lulzim Basha nis mbledhjen e bazës rreth vetes, 80% e krerëve të degëve mbështesin rikthimin e tij në PD, zbardhen detajet nga takimet intensive në Tiranë e rrethe

“Foltorja” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha vijon të marrë goditje të forta, teksa çdo ditë po braktiset nga demokratët nga baza deri në qendër. Sot që flasim drejtimin e Partisë Demorkatike e ka marrë Sali Berisha, i cili është katapultuar në krye të selisë blu, mes proceseve zgjedhore farse dhe pa folur ende gjykata.

Por pavarësisht këtij ilegalitet dhe faktit që Berisha ka mbështetjen e vetëm 10 deputetëve nga 52 që ka PDja, sinjalet janë sa i nuk gëzon as mbështetjen në bazë, paçka se edhe aty ka emëruar struktura paralele dhe kryetarë “kukulla”. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo “krizë” në bazë dhe qendër, kreu i “Foltores” nuk njihet edhe nga ndërkombëtarët, ndërkohë që po shtohen edhe zërat se do të shpallet “non grata” nga vende të Bashkimit Europian, pas Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat tashmë e kanë marrë një vendim të tillë të fortë.

Mirëpo, nuk ndalte me kaq, pasi gazeta “SOT” ka mësuar se Lulzim Basha është rifutur në lojë, ndërsa ka nisur mbledhjen e bazës demokrate rreth vetes. Sipas informacioneve të sigurta, përveç 25 deputetëve që e mbështesin nga 52 që ka Partia Demokratike, mësohet se 80% e krerëve të degëve, të cilët njëzëri, mbështesin rikthimin e tij në krye të PD. Mësohet se ditët e fundit zoti Basha, ka pasur takime intensive në Tiranë dhe në rrethe, ku qëllimi kryesor është riorganizimi dhe hedhja e piketave të axhendës politike që do të ndërmarrin gjatë ditëve në vijim.

Shumica e krerëve të degëve të Partisë Demorkatike vijon ë të jenë në detyrë dhe ata mbështesin Bashën, ndërsa pritet që ky aksion të forcohet edhe më shumë, pasi gjykata të vendosë për fatin e PD, ku zërat thonë se ajo do të anulojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukuri, i cili i fali Berishës dhe “Foltores”, Partinë Demokratike. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Berisha kërcënon gjyqtarët që kanë në dorë fatin e PD Ndërkohë edhe ish-kryeministri Sali Berisha duket se i trembet rikthimit të Bashës dhe një vendimi kundër tij në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Kjo gjykatë ka në dorë çështjen e statutit të PD dhe aty vendoset fati politik i Sali Berishës.

Nëse gjykata rrëzon Statutin e “Foltores”, Komisioni i Rithemelimit bëhet i paligjshëm dhe Berisha nuk quhet kryetar. Për këtë arsye ky i fundit ka nisur sulmet dhe shantazhet. Në mënyrë të vazhdueshme, Sali Berisha nëpërmjet portalit të djalit të vet, ka sulmuar gjyqtaren Blerina Muçaj, për t’iu bërë presion që t’ia japin edhe me vulë të gjykatës Partinë Demokratike. Gazeta “SOT” po sjell për lexuesin edhe shkrimin e plotë të portalit të Berishës, të publikuar më herët, ku me tone të ashpra dhe kërcënues i kërkohet indirekt gjyqtares së çështjes Blerina Muça, të rrëzojë padinë e Alibeajt, pasi tashmë dihet botërisht që kreu i “Foltores” është shumicë, referuar edhe protestës së 7 korrikut, që sipas medias në fjalë, ishte madhështore.

“Çdo shqiptar e pa se kush e ka PD-në. Sikur të mos mjaftonin ushtrimet e shumta të votës, populli opozitar zbriti në shesh. Por a e pa këtë protestë gjyqtarja kamikaze e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Blerina Muçaj? Kur vendosi në mënyrë të paligjshme të pranojë padinë e Gazment Bardhit dhe të njohë si palë treshen e vetmuar Basha-Alibeaj-Bardhi, mund të ketë pasur ndonjë dyshues. Por sheshi foli dje. Dhe gruaja e ministrit famëkeq të Fatos Nanos,

Muçit që i përmendej emri në çdo aferë, duhet ta kuptojë se dje nuk kishte palë. Tre personat Basha-Alibeaj-Bardhi nuk janë palë. Këtë e demonstruan duke braktisur tubimin madhështor të popullit opozitar. Dje sheshi provoi se nuk ka më as shumicë e pakicë në këtë histori, por vetëm tre njerëz që duan të marrin vulën e PD. Ata nuk janë as palë e as pakicë”, thuhet në një shkrim pa autor, të publikuar nga portali dhe media pranë Sali Berishës

360grade.al

Share: