Me 4 lekë vendosi Bordi i Transparencës të ulë çmimin e naftës pas 20 ditësh. Nga 240 që ishte çmimi në 236 lekë. Ulja e çmimit me vetëm 1% nuk reflekton transparencën pasi në bursa, niveli i çmimeve ka zbritur nga niveli i 1250 dollarëve/ton që ishte në 12 tetor, në rreth 1000 dollarë, ulje me 15 përqind.
Kjo duhet reflektuar në një ulje më të paktën 30 lekë për litër nga Bordi, me çmimin që sot duhej të ishte 210 lekë për litër.
Kosova që ka gjithashtu borde së bashku me Maqedoninë e Veriut me vendimet e fundit, çmimet e naftës i kanë vendosur në përkatësisht 204 lekë dhe 190 lekë, nga 40 – 50 lekë më ulët se vendi ynë.https://0b8701ad7186f9175cedf598d90ce587.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Në kushtet kur 1 ton naftë po tregtohet edhe më ulët se nivelet e para-luftës, atëherë kur pamë çmime rekord deri në 1400 dollarë/ton, sërish Shqipëria vazhdon të ketë një prej çmimeve më të larta të naftës në botë, duke lënë pas Luksemburgun dhe duke qëndruar në të njëjtin nivel me vende si Zvicra apo Finlanda, të cilat kanë të ardhura shumë më të larta për frymë.
Gjithashtu në tregjet ndërkombëtare valutore vihet re se dhe dollari po dobësohet, një nga arsyet pse nafta u shtrenjtua nëpër botë në fillim të muajit. Kjo është reflektuar edhe në Shqipëri, ku dollari është rreth 1.5 pikë më i ulët se data 12 tetor nga kur u mor vendim i fundit.
Gjithashtu bëhet fjalë se kërkesa globale për naftën ka rënë, kjo edhe për shkak të ngadalësimit të ekonomive nëpër botë si rezultat i rritjes së çmimeve, gjë që ka parë ulej të mëtejshme në bursa.
Karburanti godet drejtpërdrejt industritë dhe konsumin e familjeve shqiptare, ndërsa inflacioni ka vazhduar drejt niveleve rekord edhe gjatë shtatorit.
Top Channel