Home KRYESORE TË KUJTOJ…

TË KUJTOJ…

Nga Ari Ukimeri

Ti jetës time i jep ngjyrim
Sikur pranvera në kohën e saj
Ti je ndjenja e shpirtit tim
Çdo kujtim në ty e ndajë

Mos e përbuz shikimin Tim
Ty të kam përjetësi qiellore
Ti për mua je çdo herë shpëtim
Gjithmonë të kam pasqyrë Hyjnore

Zèrin tënd kur ndëgjoi
Ngjallë në mua shumë ndjesi
Fytyrën tënde kur e shikoi
Jemi të thirrur për një dashuri

Në mëngjes kur qel behari
Aromën tënde ma sjellë era
Kur kaloi unë andej pari
Të kujtoi ty si ngahera

Mungesa jote çdo gjë tregon
Çdo herë të pres me padurim
Vetëm prania jote mua më mbron
Për një kohë plotë ngushellim

Dera gjithmonë është e hapur
Sikur shiu që në xhama bie
Dorë për dorë të dy të kapur
Nëpër ura dashurie

Kurrë në jetë s’kam me të harruar
Do të mbaj në dhimbje të mia
Në çdo kohë kam me të kujtuar
Mes nesh të jetoi vetëm Dashuria.

ARI UKIMERI

MAJ 2022,
PRIZREN

Share: