Home Gjeo-Ekonomia Biden dhe XI shtrëngojnë duart në Bali: Bota po na vëzhgon

Biden dhe XI shtrëngojnë duart në Bali: Bota po na vëzhgon

Takimi i shumëpritur mes presidentit amerikan Joe biden dhe liderit kinez Xi Jinping ndodhi paraditen e së hënës në Bali. 

Dy liderët më të fuqishëm të botës shtrënguan duart para se të uleshin në tavolinë për të disktuar cështjet që shqetësojnë palët.

“Unë jam i përkushtuar të mbaj linjat e komunikimit të hapura, sepse dy vendet tona kanë shumë peshë,” tha Biden në fjalën hyrëse.

“Si liderët e dy kombeve tona ndajmë përgjegjësinë në këndvështrimin tim për të treguar se Kina dhe SHBA-ja mund të menaxhojnë dallimet tona, të parandalojnë konkurrencën që të shndërrohet në ndonjë konflikt të afërt dhe të gjejnë mënyra për të punuar së bashku për çështje urgjente globale që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë.”, tha Biden më tej.

Ndërsa Xi tha se është i vetëdijshëm se bota po i kushton vëmendje takimit të lartë mes tij dhe presidentit amerikan.

“Si udhëheqës të dy vendeve kryesore, ne duhet të përcaktojmë kursin e duhur për marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën. Ne duhet të gjejmë drejtimin e duhur për marrëdhëniet dypalëshe për të ecur përpara dhe ta lartësojmë marrëdhënien”, tha Xi.

Lideri kinez i cili pak kohë më parë konfirmoi mandatin e tretë tha se “Bota pret që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të trajtojnë siç duhet marrëdhëniet. Ai tha se ishte i gatshëm të kishte një shkëmbim “të sinqertë dhe të thellë” të pikëpamjeve me Biden për çështjet me rëndësi strategjike në marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe për çështjet kryesore globale dhe rajonale.

Ky ishte takimi i parë i dy liderve kokë më kokë që kur Biden u zgjodh president.

Top Channel

Share: