Home KRYESORE Fuskalidhet! Tregim nga Namik Selmani

Fuskalidhet! Tregim nga Namik Selmani

Abedini ka shkelur në udhët e tre shteteve ashtu si dikur babai i tij. E ka të rëndë, të mençur fjalën e urtësinë. Nëse do ta takoja në Veri, do të thoja se është “burrë konaku”, po në krahinën e Çamërisë, është më i mirë se të mirët, se kudo ka qenë një lloj avokati për të kurdoherë . Kujtimet e tij për nënë Minenë që jetoi dhe disa vite në Amerikë i lidh shumë me mikpritjen shqiptare në përgjithësi e asaj çame në veçanti. Rrëfimi që lidhet me fuskalidhet çame na dërgon në vitet 70 të shekullit të kaluar. E lidhen me këtë ëmbëlsirë të jashtëzakonshme çame.
Nuk mundem dot që të gjej fillesat e saj . Disa thonë se është nga Gjirokastra. Dikush thonë se e kanë marrë nënat tona nga Çamëria. Disa thonë se është nga larg. Më ndjeni që nuk e dërgoj deri në fund historinë e tyre! Mbase edhe bëma më shumë do të ketë për to. Aso kohe ai punonte në një zyrë të Seksionit të Bujqësisë në Vlorë. Mjekët e Vlorës që shërbenin në ambulancë, por që nganjëherë shkonin dhe në spital sipas specialitetit të tyre, kishin krijuar një rregull të pashkruar në ato rregulloret që ka secili spital brenda e jashtë vendit.
Në vend të rakisë, të shisheve të birrës që para se zbrazen, porositen të tjera te kamarjeri, para filxhaneve të kafeve që gjithsesi na bëjnë të gjithë të llomotisim më shumë se sa duhet, ata kishin zgjedhur që të shijonin një ëmbëlsirë çame të quajtur FUSKALIDHAT.
Edhe pa e ditur se si gatuhen, cila është shija e tyre, seç ka një poezi të brendshme kjo fjalë kur e shqipton. Fuskalidha di \çka që fryhen. Sa bukur që ka ndryshuar fonetikisht kjo fjalë!
Nuk është fjala që të vihen në garë ëmbëlsirat. Nuk dua të flas për bakllavanë, për të cilën kishte dhe ka ende në disa qytete dhe fshatra ku ka çamë për ta bërë sa më të mirë. Vajzat që në fëmijëri e më vonë në rini, viheshin në provë për të bërë bakllavanë. Me sa më shumë jetë. Me gjalpë e me arra. I ngjan disa herë tollumbave apo jufkave që bën Dibra, po Abedini që i ka provuar ato në Shqipëri e në Amerikë ngul këmbë se ato ndryshojnë nga njëra-tjetra.
E pra, mjekët njiheshin në Vlorë ashtu si në të gjithë qytetet shumë më tepër se profesionistët e tjerë, kishin krijuar rregullin që herë pas here të hanin fuskalidha që ia gatuante nënë Alimeja. O, duart lëpinin pa droje ata burrat me kollaro e me hije që ua kishte dhënë shkolla, diploma, rroba e bardhë nevoja e njerëzve për jetë apo edhe me xhepat plot,kur i hanin fuskalidhat. E për këtë “ fajin” e kishte Ajo, Alimeja duararta, Alimeja ishte nga ato zonjat që kishte edhe një emër që bashkohej me emrat burrave si edhe emra të tjera Selim(e), Remzi (e), Fiqiri(e), Bahri(e), Elmaz (ie).
E bënin këtë gjë mjekët çdo javë apo edhe kur kishin kohë . Menjëherë një ditë më parë ia thonin nënë Alimesë dhe hop ato vinin në spital në një dhomë të veçantë. I mbulonte me një napë të bardhë të pastër sa edhe borës ia kalonte.
As që bëhej fjala që këtë gjë t’ia bënin gratë e tyre.
Në Vlorë ta paktën në 70 vitet e fundit kanë shumë çamë. Në qytet e në fshatra.
Një ditë duaarta e njohur nga të gjithë Vlora vëndarë dhe çamë u sëmur.
E kishte bërë një gjë të tillë Zonja Alime në dasma e gëzime. Nu, i thoshin disa. Nanë, disa të tjerë. Dajkël i thonin disa. Xhexhe, disa të tjerë. Nikoqire, i thonin disa.
Kishte kohë që i kishte rënë një nur i kadifenjtë. Pastërtore shoqe veten kishte.
Polkat e saj zbardhnin që larg. Tërë era sapun iu vinte e doktorët nazelinj as që dyshonin në pastërtinë e saj për të ngrënë fuskalidhatlulet, pjatat, rrobat e nuseve e të djemve.
Duart e saj ishin bërë si çerdhe zogu. Një jetë të tërë kishte përkëdhelur jenët (fëmijët), rrobat, f
Një nga një gojë më gojë u hap lajmi ni hidhur se Dajkla Alime ishte sëmurë. Të gjithë doktorët sipas specialitetit i shkuan edhe në shtëpi e vizituan dhe i dhn ilace, po ahhhh. Ishte dhe detyrimi si një nënë e respektuar por edhe se me të i lidhnin sa e sa kujtime të bukur a të fuskalidheve.
-Mos u lodhni, more djelm. Zoti na e ka dhënë zoinë (jetën) zoti do na e marrë një ditë. Paçi uratën e gëzofshi e fëmilët! Ma bëni hallall, more djelm!
Doktorët e dëgjonin dhe forca e burrit dhe e zanatit ia donte që të mos lotonin para saj, po vetëm ata e dinin se sa keq iu vinte.
Dhe ja një ditë që s’e donin të gjithë, zonja Alime ndërroi jetë. La kujtime të pashlyera për djemtë vashazt, për gjitoninë, për të gjithë po shumë keq iu erdhi dhe doktorëve që e lidhnin jetën e tyre edhe me fuskalidhat.
Doktorët e kishin parandjerë këtë ndarja të përjetshme me këtë zonjë çame. Por që në të gjallje të saj iu ishin thënë grave të tyre:
-Shkoni moj gra kur të keni kohë, po edhe ta gjeni atë kohë të uruar. Edhe ta respektoni atë grua zonjë, por edhe të mësoni se si bëhen fuskalidhat. Do thoni se e kenk nderuar. Jo, moj gra të uruara se nderin më shumë veten tuaj. Mësini se si bëhet bakllavaja, musakaja, birjani klumshtori. Të gjitha i keni në shtëpi vezët, miellin, qumështin.
Gratë e tyre ekonomiste, mjeke, artiste mësuese apo të zanateve të tjera buzqëqeshin, por për fat të kqeq edhe nuk e mësuan dot se si bëheshin fuskalidhet.
E provuan vetë me të dëgjuarit e grave si e kanë zakon që ia përcjellin njëra-tjetrës po jo që jo. As nuk i afroheshin. Nuk e dinin sekretin që ka çdo gjellë në botë.
Njëra nga gratë e mjekëve që quhej Tefta punonte me Abedinin në një zyrë. Si miq të vjetër në atë zyrë pa e ditur se si do shkonte biseda, ia tregoi hallin, problemin.
-Abedin, kemi një problem. Nënë Alimeja që bënte fuskalidhet për doktorët nuk jeton më e ne nuk mundemi dot që ta gatuajmë, ashtu si duhet. E kemi vështirë që ta zgjidhim
Abedini qeshi pak dhe me atë ngrohtësi të madhe që e ka patur tërë jetën i tha:

  • Po jo moj motër, mos u mërzit. Do ta zgjidhim. Nëna ime që quhet Mine i gatuan fuskalidhat që kur ka qenë e re në Mazrek ku kam lindur dhe unë si e di ti.
    -Vërtet??????!!!- i tha me një gëzim të madh dhe me një mirënjohje për këtë zgjidhje.
  • Qoftë e parajsës nënë Alimeja. po, po. kur të duash shkojmë në shtëpi dhe ajo do t’i bëjë po aq të mira sa edhe Nënë Alimeja.
    Kështu u bë. U gjet një kohë pas pune dhe me kujdes duke e gatuar së bashku me nënë Minenë se ajo i mësoi se si gatuheshin fuskalidhet.
    Ato orë kaluan shumë shpejt. Me këtë rast Tefta njohu nga afër mikrotjen çame dhe këtë zonjë çame që më vonë do të çudiste edhe botën mbarë në Amerikë për mikpritjen dhe gatimet.
    Në ditë tjetër nëpërmjet burrit ajo ia bëri surprizë shokëve të tij duke gatuar gati dyfish fuskalidhet . Si duket për të larë edhe borxhin e fuskalidhave të pangrëna deri atë ditë.
  • O, sa të mira, sa të mira –thonin një nga një doktorët që kullufisnin nga një fuskalidhe.
    Më në fund Tefta ia tregoi edhe se si kishin ardhur këto.

Do të doja që të bëja pjesë të rrëfimit edhe Drita Shabanin , motrën e Abedinit dhe vajzën e nënë Minesë. Dhe dihet se sa ndikojnë nënat çame tek edukimi i vajzave sidomos te nikoqirata e tyre.
Ja se si e kujton atë edhe me familjen e saj: “Më kujtohet im shoq të ketë qetësi në botën e përtejme. Më thoshte gjithmonë: “Drita, guzhina çame është mbret kuzhine.” Ai niste të numëronte emrat e faive ( gjellëve) që bënte nëna e tij, Neja ime edhe të gjitha nënat çame . Nënë Alimenë, nënën time Minenë e sa e sa nëna çame duararta për çdo gjë Rahmet të kenë dhe i falenderojmë që e pasuan tek fëmijët e tyre artin e gatimit të hapjes së petëve për ato bakllaitë që nuk u rezistoje dot që të pabëra, pale kur sherbetoseshin. Për çdo gjë u kish lezet dora.”

Po përcillej Çamëria në një formë tjetër. Po rizgjohej nënë Alimeja. Po vinte me dorën e saj të artë një nënë tjetër po kaq fisnike si nënë Mineja. Kështu kishin bërë në krushqitë në miqësitë ku po përtërihej tradita. Këto gra të mençura po rizgjonin Çamërinë Tani këto i kanë mësuar edhe vajzat e tyre. E kurdoherë që shtroheshin, uronin nënë Minenë, Teftën, vajzat e tyre. Kujtonin nënë Alimenë Të gjithë ishin bërë çamë të mirë të gjithëëëë me fuskalidhat e shijshme të ëmbla si shpirti i atyre njerëzve që i gatuanin dhe i shijonin.
Boston, 26 janar 2020

Share: