Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed, deklaroi dje gjatë prezantimit të raportit për treguesit ekonomikë në vend, se varfëria në Shqipëri ka arritur nivele alarmante. Tashme 46 përqind e popullsisë është e varfër, pasi jeton me pesë dollarë në ditë. Po ashtu, konsumi i popullsisë shënoi rënie, papunësia tek të rinjtë mbetet në nivele alarmante.” Ajo shtoi se borxhi publik vazhdoi të rritej, kurse të ardhurat u realizuan më pak se niveli i planifikuar. Eksportet dhe shërbimet shënuan rënie, kurse pagat po shënojnë një ulje rekord. Pasi lëshoi të gjithë këto deklarata ajo bëri thirrje që të shtrëngohen rripat.