Eksperti i CNN, Chad Myers shpjegoi se përse pasgoditjet në rastin e tërmetit në Turqi janë kaq të forta.
Pasgoditja me magnitutë 7.5 ishte “një tërmet në vetvete”, tha Myers për CNN. “Ne gjithmonë flasim për epiqendrën, por në këtë rast duhet të flasim për epi-linjën,” shtoi ai.
Dy pllaka masive tektonike, ajo arabe dhe ajo euroaziatike, takohen nën provincat juglindore të Turqisë. Përgjatë kësaj linje thyerjeje, “rreth 100 milje nga njëra anë në tjetrën, toka rrëshqiti”, sipas shpjegimit të ekspertit.
Sizmologët i referohen kësaj dukurie natyrore si “rrëshqitje goditëse”, pra aty ku pllakat takohen dhe papritmas në një moment ato rrëshqasin anash.
Ky rast është ndryshe nga Unaza e Zjarrit, e cila kalon përgjatë bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Në këtë zonë, tërmetet dhe cunamet shpesh shkaktohen nga subduksioni, kur një pllakë rrëshqet poshtë tjetrës.
Por në një “rrëshqitje goditëse”, pllakat lëvizin horizontalisht, dhe jo vertikalisht. Për shkak të natyrës së këtyre lëvizjeve sizmike, sipas ekspertëve, pasgoditjet mund të vijojnë për javë dhe muaj të tërë..Opinion.al