Home KRYESORE Burokratëve dhe specialistëve shterpë të OBSH/WHO…

Burokratëve dhe specialistëve shterpë të OBSH/WHO…

Nga Dr. Tritan Kalo

Burokratëve dhe specialistëve shterpë të OBSH/WHO u del droja dhe deklarojnë sot më së fundmi se “Emergjenca globale e Covid-19, ka mbaruar”….Me modesti por me BINDJE TË PLOTË SHKENCORE, unë Dr. Tritan Kalo e kam deklaruar publikisht këtë fakt mbi një vit më parë, në përvjetorin e dytë të shpalljes nga OBSH/WHO më 16 Mars 2020, të Pandemisë së shkaktuar nga virusi Sars-Cov2/Covid-19……

PROFESIONALIZMI si dhe bazamenti solid i DIJEVE të mia shkencore në domenet e Infektologjisë dhe të Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, eksperienca e Pandemive të mëparëshme dhe bazuar objektivisht në numurin dhe në ecurinë e rasteve të të prekurve nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19 në Shqipëri dhe kudo në Botë, bënë që unë të mbrija në këtë përfundim të guximshëm dhe antikonformist, në lidhje me evolucionin e kësaj “flame mbarëbotërore”….

Përtej modestisë sime model, më duhet të pohoj se SHQIPËRIA jonë e këndej Drinit ka shumë e shumë bijë e bija si unë, të formatuar profesionalisht tejet cilësisht në shumë e shumë sfera të aktiviteteve shkencore, dijedhënëse, prodhuese e shoqërore….Nëse PROFESIONALIZMI dhe MERITOKRACIA do të prevalonin në këto sfera mbi partitizmin, mbi klanet, mbi konformizmin, mbi nepotizmin dhe mbi mediokritetin, unë jam plotësisht i bindur se edhe kontributet tona në të mirën e vëndit dhe të shoqërisë shqiptare, do të ishin shumë-shumë më të mëdha, shumë e më shumë më dobiprurëse për të tashmen si dhe të ardhmen e tyre.…

.”Scientia potentia est” (“Shkenca është forcë” – Latinisht)….INTERESAT financiare që prevaluan mbi interesat e mirfillta të Dhënies së Kujdesit Mjeksor, në ato çka thuheshin e rekomanfoheshin prej shumicës së Organizmave Ndërkombëtare si WHO, CDC, ECDC, etj., lanë gjurmë të thella në këtë zhagitje të pa justifikueshme të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….

ENDEMICITETI i Sars-Cov2/Covid-19 don të thotë se raste të shkëputura të saj do të izolohen herë pas here, dhe janë ato që mbajnë të pranishëm këtë infeksion në mesin tonë si dhjetra-mijra të tjerë….Katër sivëllezërit e tij të vegjël janë izoluar e izolohen për çdo vit si pjesë e panelit të katareve stinore, që prej vitit të largët 1962…..

Together forever!!!

Share: