Nga Xhelil Bajrami
Maqedonia ka hyre ne nje krize te rrezikshme politike dhe sociale, e cila mund te perkeqesohet, nese zgjedhjet e parashikuara me 5 qershor nuk do te zhvillohen dot. Zhvillimi i njeanshem i ketyre zgjedhjeve, pa pjesemarrjen e opozites, do te shtynte Maqedonine drejt konflikteve civile dhe nderhyrja e drejtperdrejte e faktorit nderkombetar do te mbetej e vetmja shprese.
Nese Maqedonia nuk arrin dot te zhvilloje zgjedhjet e parakohshme as ne afatin e dyte, atehere e vetmja zgjidhje mbetet shtyrja e tyre per vitin e ardhshem dhe ne nderkohe, me nje mandate 1-vjecar, nje qeveri e re teknike, me konsensusin e gjitha partive dhe mirekuptimin e partnereve nderkombetare, te krijohet me 1 qershor 2016 dhe duhej te drejtohej nga nje shqiptar, me qellim qe ajo te arrije objektivat kryesore, sic jane;
– ruajtja e rendit dhe qetesise publike;
– ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe financiar;
– krijimi i kushteve teknike per realizimin e zgjedhjeve politike;
– vijueshmeria e zbatimit te marreveshjeve dhe konventave nderkombetare;
Zgjedhja e nje kryeministri shqiptar ne krye te ketij ekipi qeverises, do te ndihmonte ne uljen e tensioneve mes dy partive me te medha maqedonase (VMRO-DPMNE dhe LSDM), do te moderonte akoma me shume sjelljen dhe luajalitetin e shqiptareve per shtetin dhe ardhmerine e tij, do te justifikonte kontributin ekonomik, politik e social te shqiptareve ne Maqedoni si dhe do te ndihmonte tejkalimin e krizes nepermjet konsensusit nderkombetare.
Ky Kryeminister do te ishte i pandikueshem nga palet dhe do te realizonte objektivin kryesor, sic eshte organizimi i zgjedhjeve politike ne nje menyre te besueshme dhe demokratike. Nje kryeminister shqiptar ne krye te kesaj qeverie kalimtare, do te thyente tabute dhe paragjykimet qe kane etnite ne Maqedoni mbi detyrimet dhe privilegjet reciproke, te cilat nuk duhet te prevalojne interesin e perbashket per nje Maqedoni stabile, demokratike, te zhvilluar dhe te integruar ne NATO dhe BE.
Simbolikisht, nje kryeminister shqiptar ne krye te qeverise se Maqedonise do te deshmonte frymen pajtuese dhe bashkepergjegjesine qe kane te gjitha etnite per ardhmerine e vendit…