Home KRYESORE Programi politik, Forca Rinia: Fokus demokracia, ekonomia dhe rinia

Programi politik, Forca Rinia: Fokus demokracia, ekonomia dhe rinia

Forca Rinia vazhdon turin “Shqipëria me të rinjtë” ku në ditën e sotme ai u zhvillua me anëtarët e degës së Kamzës. Qindra anëtarë ishin sot prezent në këtë aktivitet, shumë prej tyre krahas emocioneve kontribuan me ide të reja për programin politik te kesaj partie politike.

Të rinjtë e qytetit të Kamzës shprehën një sëre problemesh, duke filluar me problemet e shtëpive të tyre me legalizimin, probleme të thella infrastrukturore, mungesa e jetës artistike dhe kulturore, mungesa e aktiviteteve sociale nga Bashkia Kamëz duke kerkuar qe kur Forca Rinia te vije ne pushtet te jape kontributin e saj per ta ndryshuar kete situate.

Por problem kryesor i cili u ngrit apo u miratua nga të gjithë të pranishmit në këtë takim është papunësia tepër e madhe, varfëria ka prekur çdo individ në këtë qytet dhe kryetari i “Forca Rinia” Dritan Broka shprehu falenderimin për ata qindra të rinj që i janë bashkuar degës së Kamzës duke bere me dije se “Forca Rinia” ka numërin e anëtarësisë më të madhe të të rinjve në Shqipëri në krahasim me çdo parti tjetër.

“Si të rinj dhe si forcë politikë jemi kundër prishjes së natyrës sonë të mrekullueshme, ne shprehim kundërshtim të fortë për hidrocentralet në Luginën e Valbonës. Forca Rinia” është pro lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve në përgjithësi sepse ato janë të nevojshme që ne si shtet mos importojmë më energji, por ne jemi totalisht kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Luginën e Valbonës sepse rrezikojnë të dëmtojnë turizmin dhe ekosistemin e këtij Parku Kombëtar. Qeveria mund të gjej edhe forma të tjera për energjinë elektrike, si panelet diellore, centralet me erë, etj” u shpreh më tej Dritan Broka ne kete takim.

Share: