Home Gjeo-Ekonomia Mitsotakis humb Athinën e Selanikun/ Partia e kryeministrit grek nuk merr kryetarët...

Mitsotakis humb Athinën e Selanikun/ Partia e kryeministrit grek nuk merr kryetarët e dy bashkive të mëdha

Edhe pse vetëm disa muaj më parë arriti të sigurojë një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare, kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis nuk pati të njëjtin “sukses” në ato vendore.

“Demokracia e re” pësoi një disfatë të rëndë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokalet që u zhvilluan të dielën.

Partia e kreut të qeverisë ka humbur bashkitë e Athinës dhe Selanikut, dy më të mëdhatë e vendit.

Për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% të votave kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re”. Në Selanik, fitues me 67% të votave u shpall Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK. Ai mundi Konstantinos Zervas, të mbështetur nga qeveria.

Kryeministri grek pranoi mënjeherë humbjen duke u zotuar se do të bashkëpunojë me kryetarët e bashkisë pavarësisht partisë që ata përfaqësojnë.

“Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit dhe kryetarët e bashkive që u zgjodhën dhe t’i siguroj se është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta. Presim një bashkëpunim të frytshëm dhe produktiv”.

Për këtë rezultat mitsotakis deklaroi se ka ndikuar edhe pjesëmarrja e ulët të votuesve.

360grade.al

Share: