Home Gjeo-Ekonomia VIDEO/ Aktivizohen sirenat që paralajmërojnë sulme në Tel Aviv, Blinken dhe Netanyahu...

VIDEO/ Aktivizohen sirenat që paralajmërojnë sulme në Tel Aviv, Blinken dhe Netanyahu strehohen në bunker

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, janë detyruar të strehohen në një bunker kur sirena që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore u aktivizuan gjatë takimit të tyre në Tel Aviv.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, ka konfirmuar këto masa emergjente që zgjatën jo më shumë se pesë minuta – duke pasur mundësinë që më pas të vazhdojnë bisedimet që i kishin nisur para aktivizimit të sirenave.

Gazetari i Washington Post, që po qëndronte jashtë ndërtesës ku po zhvillohet takimit, ka publikuar një video në rrjetet sociale.

Aty dëgjohen sirenat dhe qytetarë të shumtë të kapluar nga paniku, duke vrapuar për t’u strehuar në ndonjë vend më të sigurt nga frika se mund të ketë ndonjë sulm me raketa nga ana e Hamasit.

Në anën tjetër, luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite po kryen sulme ajrore mbi pozicionet e Hamasit.

Ndërkaq në qytetin e Gazës ka me mijëra të lënduar dhe të vdekur, e mungesa e ujit, energjisë elektrike dhe derivateve vetëm sa po e vështirësojnë edhe më shumë situatën.

360grade.al

Share: