Home Gjeo-Ekonomia Emigracioni Shqiptar ne Greqi është Diasporë…?

Emigracioni Shqiptar ne Greqi është Diasporë…?

Nga Shpëtim Zinxhiria

Dikush nga Ambasada jonë nëpërmjet facebooku-t më dërgoi një ftese për të marrë pjesë në Samitin e tretë të Diaspores , ftesë kjo e marrë Copi Paste po nga i njeti rrjet social Facebook, ku natyrisht dhe e refuzova.

Po kjo pak rendesi ka…por…!

Na pagëzojnë si të duan dhe si t’u vijë më mbarë.
Na pagëzojnë kur e dinë se nuk e meritojmë akoma këtë emërtim, pasi ka një ndryshim të madh me Diasporen Shqiptare në Amerikë, Kanada apo Australi.

Na pagëzojnë kur e dinë shumë mirë se emigracioni shqiptar pas tre dekadash për rinovimin e Lejes se Qendrimit ende në zyrat e avokateve dhe e marrin ate te skaduar.

Na pagëzojnë Diaspore Shqiptare kur shqiptarët nuk kanë të drejtë vote ne vendin ku jetojnë dhe punojnë.
Na pagëzojnë e gjithnjë më tepër kur e dinë se emigracioni shqiptar është atje ku filloi rrugën e emigrimit ne Greqi, ku të moshuarve u hiqet leja e qendrimit dhe e drejta e njohjes e pensioneve.
Probleme te cilat ne vendet e tjera ku shqiptarët kanë emigruar para 1990 as që mendohet dhe të diskutuhet.

Mos u ngutni të na emërtoni apo të na pagëzoni Diaspore pasi kjo nuk nuk ndryshon dhe zgjidh problemet tona ne Greqi, të cilat sa vijnë dhe behen më të mëdha për tu zgjidhur.

Të shkosh për te mbushur vendet në sallë nuk ja vlen te besh 1500 km, te mos kesh mundesi te flasesh për problemet jo se nuk i dine…

Respekte miq.

Share: