Home KRYESORE A ka marrë një fletëthirrje nga SPAK? Meta: Tema të lodhura dhe...

A ka marrë një fletëthirrje nga SPAK? Meta: Tema të lodhura dhe banale. S’përbën lajm nëse shkoj në prokurori!

I pyetur nëse ka një fletëthirrje për në SPAK lidhur me çështjen ÇEZ-DIA-s apo për çështjen austriake, Ilir Meta e ka mohuar.

Para gazetarëve sot, kreu i PL ka deklaruar se ka asnjë fletëthirrje për këtë çështje, por se ka shkuar në SPAK për të bërë denoncime.

“Këto janë lajme tërësisht banale. Pse janë banale? Se janë pa përmbajtje, pa materie janë tema të lodhura. Nuk përbën asnjë lajm që Ilir Meta të shkojë te SPAK apo në prokurori. Se ky është dallim i fortë i Ilir Metës me Edi Ramën apo cilindo tjetër. Kam qenë në SPAK si kallëzues, me letra dhe fakte.. Kurrë nuk janë hapur shumë prej atyre çështjeve. Do të shkoj kudo ku do të më thërrasin. Nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, apo aktivitetit im si politikan dhe qytetar. Nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Meta ‘fet e fët’. Mbetëm në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutës. Ekziston një çështje ‘Meta për Edi Ramën, model i transparencës që Meta ka ndjekur gjithmonë.”, tha Meta.

360grade.al

Share: