Home KRYESORE KOMUNITETI EGJIPTIAN…TË KRYQEZUAR SI KRISHTI…

KOMUNITETI EGJIPTIAN…TË KRYQEZUAR SI KRISHTI…

Nga Ervis Meço

Të paragjykuar por ata falin DASHURI… Të poshtëruar por japin BESNIKËRI… Të braktisur por falin MIKËPRITJE… Të prangosur por transmetojnë LIRI… Të vrarë por dhurojnë. PAQE… Të ofenduar por dinë të VALLËZOJNË… Të varfër por zgjedhin NDERSHMËRINË… Të grabitur por sërish BUJAR… Të pushtuar por që dinë të BUZËQESHIN… Të paarsimuar por nuk i gjen KRIMINELA… Të përjashtuar nga pluralizmi politik por sërish janë taksa-pagues të këtij vendi…

Shoqëria shumicë për dhuratë ju fal INJORIMIN… Esnafët për ta kanë si dhuratë votën duke i bërë drejtora dhe deputeta… Pas një panorame të tillë a ja vlen të diskriminohen? A ja vlen të quhen të pa integruar..?

Ky është komuniteti Egjiptian… dhe kjo pasqyrë e një morali të lartë vlerash ka vetëm një definicion: Egjiptianët janë bij FARAONËSH.

Te vetmit që sfidojnë URREJTJEN me DASHURI.

P.E.I.SH kërkon vëmendjen e duhur nga ndërkombëtarët për të përshpejtuar spiralen shtetare në përmbushjen e një reforme reale dhe legjitime ndaj shtresave të marzhinalizuara në Shqipëri.

P.E.I.SH kërkon kuotë përfaqësimi në parlamentin shqipëtar si e vetmja rrugë për integrimin real të shtresave në nevojë.

P.E.I.SH dënon kategorikisht lëmoshën dhe projektet fiktive të lançuara nga pushteti lokal dhe ai qëndror.

P.E.I.SH synon bashkëpunim të gjerë rreth një strategjie praktike dhe afatgjate me të gjitha organizmat kombëtare dhe nderkombëtare.

P.E.I.SH vjen me një platëformë specifike për shtresat e marzhinalizuara.

P.E.I.SH është rruga, e vërteta dhe jeta për të mbrojtur aspiratat e ESNAFLINJËVE,fisnikëve të kohës.

P.E.I.SH sensibilizon paqedashësit e kohës të dëgjojnë kurdisjen e sapo nisur të orës së tyre për përfaqësim politik,ku si një trup i vetëm dhe solid të shohin në të njëjtin drejtim akrepat që do të pasojnë fatet në orët e jetëve të tyre.

Veç e veç shkojmë shpejt…së bashku shkojmë larg.

P.E.I.SH ka një ëndërr…ju jeni përgjigja.

P.E.I.SH beson te gjaku i ESNAFLINJËVE.

Varri nuk e mbajti dot Krishtin… Esnafët nuk i mundi dot koha…

Së bashku me besim në ZOT do të gjejmë rrugën e lirisë,rrugën e lartësimit të dinjitetit njerëzor.

Autori eshte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë për Europianizim dhe Integrim Ervis Meço

Share: