Home KRYESORE Sinqeriteti I Oltes është carmatosës!

Sinqeriteti I Oltes është carmatosës!

Nga Irena Beqiraj

Sot rrjeti ishte mbushur me një sekuencë të intervistës së deputetes Xhacka, në të cilën ajo shprehej se “plazhi i është dhënë bashkeshortit të saj kundrejt tarifës, me qëllimin që të mos vijnë ato nga mali edhe të ngulin cadrën pasi investimi ka qëllimin ekselent të ofrojë turizim cilësor” !

Sinqeriteti I Oltes është carmatosës . Me fjalinë e mësipërme ajo ka konfirmuar se qeveria socialiste me vizionin e saj ka varrosur dhimshëm një herë e mirë axhendën progresive socialiste, e cila ka në themel “mirëqënien e banorit lokal nga mali”.

Turizmi që duhet të zhvillonin socialistët , duhet të ishte mjeti për rritjen e mirëqënies pikërisht ” të banorit lokal nga mali” edhe jo të ushqente kaq hapur plagën e diskriminimit, fanatizmit dhe përjashtimin. Ne si vend mund të përparojmë vetëm nëse ka prosperitet të përbashkët.

Une nuk jam e majtë denbabaden e nuk vij nga një familje socialiste si zonja Xhacka . Unë jam e majtë sepse jam ekonomiste . Në ekonomi mësova se për te përcaktuar qëllimet e së ardhmes, duhet të studiojmë të tashmen në dritën e së shkuarës edhe se asnjë pjesë e natyrës së njeriut ose e institucioneve të ndërtuara prej tij nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes tonë kur hartojmë politikat ekonomike . Edhe ishin pikërisht studimet në ekonomi ato që më bindën se ideologjia , ku investitori strategjik përpiqet të fitojë më shumë, edhe duke mos lejuar “vendaliun nga mali” të vendos cadrën ishte e gabuar; Besimi pothuajse fetar në fuqinë e investimeve të ekselencës sic e quajti deputetja investimin e bashkëshortit — edhe aq më tepër mbështetja e pakufizuar qeveritare për disa investitorë – nuk ka baza as teorike e as praktike në ofrimin e prosperitetit ekonomik të vendit. Sot përtej pabarazisë ekonomike midis investitorit strategjik edhe dhërmiotëve apo himariotëve nga mali , realiteti ekonomik I “kapitalizmit së kurorës” që po përcjellim cdo ditë ka braktisur me kohë cdo logjikë ekonomike, duke ushqyer një pabarazi ektreme shoqërore edhe relacionale .

Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të duhet të kërcejë në kohë zgjedhjesh Rama& Co për te c’bërë sinqeritetin e znj. Xhacka, e cila tregoi në një fjali të thjeshtë, spontane , pa shume stërholllime sesi në të vertetë brenda mendjes se tyre qeveritarët socialistë i shikojnë e trajtojnë “shqiptarët nga mali” . Ajo fjali shkallmoi dje cdo propagandë!

Ajo fjali vlen më shumë se 1000 analiza kritike që një e “majtë e bërë nga librat” si unë i ka berë qeverive socialiste këto 8 vjet!

Share: