Home Gjeo-Ekonomia “Duhet një përgjigje urgjente”, mblidhen liderët e G7 pas sulmit të Iranit...

“Duhet një përgjigje urgjente”, mblidhen liderët e G7 pas sulmit të Iranit mbi Izrael, publikohen pamjet

US President Joe Biden, right, meets with G7 leaders, in this photo shared by The White House on Sunday, April 14. White House

Shtëpia e Bardhë publikoi një foto ku shihet presidenti amerikan Joe Biden duke folur me liderët e G7, gjatë mbledhjes së kësaj të diele.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe koordinatori i Lindjes së Mesme Brett McGurk janë gjithashtu të pranishëm.

Shtëpia e Bardhë tha në një postim në X se liderët “dënuan sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit dhe riafirmuan përkushtimin e G7 për sigurinë e Izraelit”.

Takimi u thirr për të diskutuar atë që Biden e quajti një “përgjigje urgjente diplomatike” ndaj sulmit të Iranit.

Takimi i G7 tani ka përfunduar, sipas një zyrtari të administratës.

Top Channel

Share: