Home KRYESORE Dita e Drejtësisë/ “Arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme”, Gonzato:...

Dita e Drejtësisë/ “Arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme”, Gonzato: Reforma në drejtësi duhet çuar para, BE krah këtij procesi

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato në një takim në kuadër të Ditës së Drejtësisë, lëshoi mesazhe të forta për sistemin e gjyqësorit në vend. Ai tha se reforma në drejtësi duhet çuar para dhe se BE mbështet këtë proces dhe institucionet e drejtësisë.

“Reforma në drejtësi duhet çuar para dhe këto rezultate duhet t’u shërbejnë qytetarëve. Gjyqësori duhet ti shërbejë qytetarëve. Këtë javë është java e Europës, për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Sistemi i drejtësisë luan një rol të rëndësishëm përmes trajtimit të duhur të gjyqtarëve, për të pasur integritet të gjyqësorit. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të tilla. Dedikimi i duhur nga drejtuesit është i rëndësishëm. Takimi i Këshillit është një provë për këtë dedikim. Do të doja që të mbyllja këtë fjalim së BE e mbështet sistemin e drejtësisë dhe do të mbrojë të gjithë institucionet e drejtësisë.”, tha ai nga mbledhja e përbashkët vjetore e KLGJ dhe KLP.

360grade.al

Share: