Home KRYESORE “Arsyeja je ti”… Nga Arsinoi Zengo Kallco

“Arsyeja je ti”… Nga Arsinoi Zengo Kallco

Falma një puthje
Nga ato të çmëndurat
Pas dore më shtrëngo
Edhe nëse dua të largohem!

Qëndro i fortë në besimin tënd
Duart nuk mund të lëshohen
Kafshohen, fërkohen, ndizen
Por prap bashkohen bëhen një!

Falma një puthje
Por qëndro me bindjen
Arsyes mos i kërko pse-në
Ajo të zgjedh ty pa asnjë dyshim!

Në kohë të vranët dhe me shi
Në kohë të kthjellët nuk ka stuhi
Në kohrat e dikurshme dhe tani
Dashuria ka mbetur ashtu si mbete ti!

Falma një puthje për vetëm unë dhe ti!!!

Arsinoi Zengo

Share: