Nga Fadil Maloku
Nëse, ndodh Brexit (dalja e Britanisë së Madhe nga BE), pjesa e Ballkanit Perëndimor, duhet t’i rimendoj opsionet (katër sish janë në qarkullim) e rirajonalizimit, në mënyrë që arkitektët e rendit të ri (globalistat) ta “ushqejnë dhe ushtrojnë” edhe më tej idenë e sferave të ndikimit global. Areali shqiptar, kujtojë që duhet të loz edhe më tej me planin A (atë të integrimit evropian), por, planin B (rirajonalizimin) duhet ta mbajë gjithësesi nën tavolinë…
Duket që kah hapësirat e Ballkanit Perëndimor, kur është në pyetje çështja e rajonizimit, ndër projektet që më së shumti gjer tani kanë hasur mirëkuptim jo vetëm ndër qarqet e qendrave të vendosjes politike, por edhe ekonomike (është fjala për kompanitë e mëdha transnacionale) si KTN-të, etj, janë ato që kanë të bëjnë me rikonfigurimin e Ballkanit në formë të një tërësie unike. Këto projekte do theksuar që mbesin ende për t’u diskutuar në nivelet politike, ngaqë situata e tanishme me plot të pasiguri imponon një rezervë të pathënë për to.
Këto projekte mund të përmblidhen në gjithsej katër iniciativa:
1. Iniciativa amerikane për Evropën Juglindore (SEC) ;
2. Iniciativa e Bashkësisë Evropiane:
3. Rruga e ashtuquajtur e integrimeve pansllave;
4. Iniciativa autonome e vendeve Ballkanike.
Integrimi është një proces i cili që nga e kaluara ka zgjuar interesime sidomos për identitetet dhe vendet të cilat kanë fuqi dhe ekonomi të zhvilluar në nivel të lartë. Ky konstatim, në rastin e Evropës padyshim që i takon një Gjermanie e një France, të cilat kanë me vete kapacitete njerëzore dhe resurse ekonomike që ta iniciojnë idenë e një kulmi të përbashkët, gjithnjë sipas modelit Amerikan.
Do theksuar që BE-në, e kanë përcjellë disa veçori që u manifestuan si produkt i aprovimit të “Planit të Schumanit”. Ndër to, katra sosh janë më të rëndësishme për t’u përmendur në këtë rast. E ato ishin:
1. Liria e vendosjes së mekanizmave të apostrofuar në mënyrë të pavarur nga organet dhe mekanizmat e vet shtetërorë dhe nga qeveritë e tyre;
2. Vendimet e aprovuara drejtpërdrejt i obligonin të gjitha shtetet anëtare, edhe atëherë kur vendimet nuk merreshin në mënyrë unanime;
3. Vendimet e organeve të këtij mekanizmi mbinacional i obligojnë të gjithë personat juridikë të vendeve nënshkruese të marrëveshjes;
4. Anëtarët pjesëmarrës të këtij mekanizmi mbinacional, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë njëherit edhe përfaqësues të qytetarëve të vendeve prej nga vijnë, e jo të shteteve, ngaqë zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vota e qytetarëve. Duket se për t’u realizuar “ëndrra” e bashkimit të Europës, ajo më parë duhet të kalojë nëpër disa pengesa apo procese gati të patejkaluara integrative, në formë konglomeratesh që edhe tani janë duke u shfaqur herë pas herë
Pikësëpari, procesi i konsolidimit ende të pamjaftueshëm të institucioneve të BE-s që në këtë fazë ende konsiderohen si fragjile (rasti i krizës në Greqi dhe paralajmërimeve të reja për Italinë, Portugalinë, etj), pra të papjekura për ta shtrirë ndikimin e vet nëpër sovranitetet e reja që pretendojnë të inkuadrohen, së dyti – pabarazia ekonomike, një element gjithsesi domethënës dhe tejet i rëndësishëm në krijimin e rrjetit të ri integrativ që është duke u ndërtuar mes shteteve udhëheqëse në këtë projekt afatgjatë dhe vendeve që presin të integrohen në të; së treti, procesi i papjekurisë për të rezistuar vlerat e reja integrative të vendeve apo shteteve që synojnë këtë tendencë të re integrative.
Sa i përket pengesës së parë të konsolidimit të pamjaftueshëm të institucioneve të qendrës për t’i absorbuar anëtarët e interesuar dhe të dalë nga pjesët e sidomos Evropës Lindore dhe të asaj Jugore, është e vërtetë që këto institucione ende janë të brishta dhe, si të tilla gjykoj akoma pamjaftueshëm të paautoritetshme (nëse e përdorim termin eurokrat, kurzivi im F.M.) sa duhet për t’i fuqizuar këto vende në drejtim të interesimit për t’u anëtarësuar në këto institucione të reja edhe për vetë bartësit e këtij projekti. Sepse, principi i pranimit të vendeve të reja bazohet kryesisht në madhësinë e vendeve të interesuara për anëtarësim dhe në kapacitetet që ato duhet paraprakisht t’i ndërtojnë, si edhe në ambiciet për ta menaxhuar vetveten e cunguar, natyrisht nga ajo pjesë e sovranitetit që në të kaluarën u përgjakën popujt e kësaj hapësire. Kohë e re dhe menaxhim i ri…