Home KRYESORE Britania e Madhe jashte BE, Galdini: Shumica dhe Opozita te ulen bashke

Britania e Madhe jashte BE, Galdini: Shumica dhe Opozita te ulen bashke

Britania e Madhe jashte BE, Galdini: Shumica dhe Opozita te ulen per te njehsuar qendrimin tone per integrimin e Shqiperise ne BE
Ne nje deklarate per shtyp, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini shprehet se: Rezultatet e Referendumit ne Britanine e Madhe, jane padiskutim nje ushtrim ekselent demokracie qe na vjen nga ky vend por edhe njekohesisht nje gong alarmi per BE, e sidomos per ne shqiptaret qe kemi 25 vjet trokites ne dyert e BE. Dalja e Britanise se Madhe nga BE nuk eshte nje ngjarje e zakonshme, as nje cudi treditore. Dalja e Britanise se Madhe nga BE eshte ngjarje historike qe do te kete pasoja serioze per BE e si rrjedhoje edhe per enderren dhe rrugetimin tone te integrimit ne BE si shqiptare. Nuk ka per te qene me njelloj.

Europa pa Britanine e Madhe do te jete nje Europe me agresive, me josolidare, me skeptike. Ndaj eshte domosdoshmeri historike, politike dhe institucionale qe Shumica Qeverisese dhe Opozita ne Shqiperi, e mundesisht edhe te gjithe faktoret politike shqiptare edhe ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe ne Luginen e Presheves, te mblidhen ne nje Keshill Kordinimi Kombetar per te njehsuar qendrimin tone si komb ne raport me BE.

Sigurisht qe duhet ta rikonfirmojme fort vendosmerine e te gjithe shqiptareve per tu bere europiane dhe anetare te BE, por duhet edhe te bashkendergjegjesohemi dhe bashkerendohemi politikisht per situaten e re me te cilen do te ballafaqohemi ne Europen e re pas daljes se Britanise se Madhe prej saj. Te mos e kalojme kete situate si provinciale qe nuk na interesojne zhvillimet e medha.

Te ngrihemi ne lartesine qe na takon si komb dhe te pergatitemi seriozisht per sfidat e reja qe na presin. Jemi fajtore recidiviste si vonestare historike. Te mos vazhdojme me papergjegjshmerine tone duke mos u bere gati per nje atmosfere te re ne nje Europe te re. Te behemi gati te gjithe se bashku.

Share: