Home Gjeo-Ekonomia Eksperti italian: Ekziston rreziku i infiltrimit të mafias në qendrat e emigrantëve...

Eksperti italian: Ekziston rreziku i infiltrimit të mafias në qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Strukturat italiane për emigrantët në Shqipëri mund t’i nënshtrohen infiltrimit, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, si botës së krimit vendas ashtu edhe asaj italiane.

Kështu shkruan Vincenzo Musacchio, avokat, ekspert i fushës dhe studiues i strategjive për të luftuar krimin e organizuar në Itali.

Në një opinion ai thekson se kontratat do të jenë në rrezik më të madh.

Prandaj – sugjeron ai – vëmendja maksimale e gjyqësorit shqiptar duhet të jetë në sektorët ku krimi mund të zërë rrënjë: ndërtimi, transporti, qiratë, puna, hoteleria, shërbimet e sigurisë.

Për të, ndërtimi i dy qendrave për menaxhimin e emigrantëve të shpëtuar në det, përkatësisht në Shëngjin dhe Gjadër, sigurisht që do të jetë i rëndësishëm nga pikëpamja e përfitimeve ekonomike për dy organizatat kriminale.

“Ata që nuk e shohin këtë mundësi, për grupet kriminale shqiptare dhe italiane, dinë pak ose aspak për ‘mafiet e reja’ dhe metodat e tyre aktuale të funksionimit”, shkruan Musacchio.

Ai ravijëzon që Shqipëria dhe Italia t’i marrin parasysh këto rrethana specifike.

Më tej ai sjell në vëmendje se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, flet për mafien shqiptare si një problem margjinal dhe nën kontroll.

“Fatkeqësisht për të dhe për popullin shqiptar, me të cilin më lidh fort lidhjet e gjakut, mafia shqiptare tashmë ka marrë peshë të madhe në skenën kriminale ndërkombëtare. Është ndër liderët kryesorë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës dhe bën pjesë në zonat e tranzitit të fentanilit në Evropë”

360grade.al

Share: