Home KRYESORE Maqedonia dhe ‘lufta’ kundër ekstremizmit të dhunshëm

Maqedonia dhe ‘lufta’ kundër ekstremizmit të dhunshëm

Nga Selim Ibraimi

Ekstremizmi më i rrezikshëm është ai fetar cili në dekadën e fundit është bërë pjesë e shumë lojërave gjeopolitike në Ballkan dhe në zonat e konflikteve

 

Selim Ibraimi, Qendra  për  Studime të Sigurisë  dhe  Zhvillim- Maqedoni (CSSD)

Hyrje

Në epokën e globalizimit dhe pas sulmeve terroriste në tokën amerikane më 11 shtator 2001, aktorët jo-shtetërorë e kanë ndryshuar botën se, si ne e kemi përceptuar atë në shekullin e 20.

Al-Kaeda më parë dhe tani Shteti Islamik (SHI), janë duke e bërë jetën tonë më të vështirë me prerogativa frike dhe tensione në shoqëritë moderne dhe ato perëndimore.

Për më  shumë, ekstremizmi në shtetet e brishta mund të luajë një rol të rëndësishëm në rekrutimin e një individi në forcat paramilitare në zonat e luftës dhe pas përfundimit të konfliktit.

Ballkani ka qenë dhe mund të jetë objektiv i grupeve të radikalizuara. Të dhënat tregojnë se individë që duan të marrin pjesë në këtë luftë të gjatë apo dhe kanë qenë pjesë e ushtrive, synojnë të shpërnadajnë idelogji që nuk është në përputhje me normat fetare.

Nuk ka moshë për organizatat e radikalizuara për të qenë anëtar i grupeve ekstremiste.

Ka shumë mënyra për të përhapur propagandën sidomos në rajonet e konflikteve, shtetet e brishta, grupet  me të ardhura të ulta dhe më e rëndësishme në shtetet multietnike – fetare.

Ky dokument i studimeve të ekstremizmit, do të merret me mjetet parandaluese dhe strategjitë se si ti parandalojmë të rinjtë të bëhën pjesë e luftërave të huaja nga Maqedonia dhe rajoni.

Dokumenti mund të përdoret nga të gjitha institucionet e interesuara që kanë si qëllim, edukimin e kategorive dhe personave pa dallim etnie, feje dhe statusi shoqërorë.

Sfond:Kuptimi i ekstremizmit dhe radikalizimit

Ekstremizmi në teori është një tendencë për të shkuar në ekstrem sidomos në çështjet politike, e në ditët e sotme me ideologjitë fetare.

Në disa raste kjo çështje i referohet individëve që shkojnë përtej etikës, normave dhe rregullave në përgjithësi.

Radikalizmi është një proces, kur një individ dhe grup synon ti bëjë reale idealet pikëpamjet ekstreme politike, sociale apo fetare.

Aspiratat e grupit synojnë të refuzojnë normat ndërkombëtare ose dëmtojnë gjendjen e lirisë së zgjedhjes së individit.

Për shembull, radikalizmi mund të shfaqet nga plasaritjet shoqërore kundër ndryshimeve progresive dhe bashkëkohore. 1

Radikalizmi mund të jetë edhe i dhunshëm dhe jo i dhunshëm.Literatura akademike dhe profesionale fokusohet në radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Në një botë moderne, ekonomi të globalizuar dhe teknologji tjetër të informacionit, radikalizmi shërben si një lloj kurthi sociologjik dhe politik dhe u jep individëve hapësirë për të kënaqur nevojat shpirtërore dhe materiale. 2

Ekstremizmi më i rrezikshëm është ai fetar cili në dekadën e fundit është bërë një mjet për shumë lojëra gjeopolitike në Ballkan.

Ky lloj ekstremizmi, lehtë mund të gjindet në zonat e pazhvilluara si ato rurale, por raportet e fundit tregojnë se “ekstremizmi vendor” mund të jetë i rrezikshëm, si p.sh: lloji i ekstremizmit i zhvilluar nga shtetas të huaj dhe lokal.

Pjesa e parë: Procesi i radikalizimit

 

Në mënyrë të gjithë qytetarët e komunitetit për të ndihmuar në parandalimin e akteve të ekstremizmit të dhunshëm është e rëndësishme që ata të kuptojnë dhe të dinë se si procesi i radikalizimit mund të zhvillohet në rajonin e Ballkanit, ose në rastin e Maqedonisë.

Procesi nuk është unik dhe ndryshon për çdo person/vend.Në Australi dhe Kanada është më ndryshe se si një individ e fillon këtë proces. Megjithatë, ka disa elemente të përbashkëta këtu në përvojat e shumicës së njerëzve të cilët janë bërë të radikalizuar në Ballkan, pavarësisht nga besimet e tyre.

Në situatën e tanishme në Ballkan, luftëtarët iu bashkuan infrastrukturës së (SHI) me një besim në ideologji fetare jo të vërtetë, statusit të pazgjidhur social në vendin e tyre resident dhe me përvojat e tyre të mëhershme kriminele.

Nga Maqedonia, bazuar në raportet e Ministrisë së Brendshme, mbi 139 persona janë bashkuar (SHI).

Disa  janë vrarë në tokën e huaj, dhe për shkak të mungesës së burimeve të sakta, është e pamundur të kemi të njohur statusin e luftëtarëve të tjerë nga Maqedonia apo vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

 

TABELA 1: Tre  fazat e procesit  të radikalizimit  në  Gadishullin

Ballkanik. Burimi: CSSD-Maqedoni, 2016

Nga aspekti teorik këto elemente përfshijnë ndryshime të rëndësishme të sjelljes së individit në fushat kryesore të jetës së një personi, duke përfshirë këtu ideologjinë e tyre lokale, marrëdhëniet shoqërore dhe aktivitetet kriminale në të kaluarën.

Nëse dikush është radikalizuar drejt ekstremizmit të dhunshëm, ndryshimet psikologjike shpesh mund të ndodhin në të tri fazat e mësipërme të detajuara në grafikonin numër një.

Nuk ka asnjë fazë të veçantë, kur një individ mund të veprojë në emër të fesë apo për qëllimet personale.

Organizatat përkatëse duhet të punojnë me qytetarët lokalë për parandalimin e përhapjes së ideve dhe propagandës që i influencon të rinjtë të bëhen pjesë e rrjeteve ekstremiste. 3

Profili i luftëtarëve të huaj nga Ballkani dhe konkretisht nga Maqedonia mund të përshkruhet si personalitet që ka pasur lidhje të ngushta me ideologjitë jo adekuate. Figura e tij përbëhet nga ndryshimet e gjendjes sociale për shkak të mungesës së progresit politik dhe ekonomik në vendlindje.

Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë vendet më të rrezikuara për rritje të ideologjive ekstreme, sepse, liderët e zgjedhur dhe qeveritë aktuale kanë dështuar për të aprovuar një paketë të reformave ekonomike dhe programe të lokalizuara për grup moshat e prekura nga kriza.

Në përgjithësi, nëse ata janë të radikalizuar, sjellja e personit bëhet edhe më ekstreme me kalimin e kohës në krahasim me sjelljen e mëparshme ose normale të personi tjetër.

Në studimet e ardhshme duhet ti analizojmë faktet dhe të dhënat, për sa u përket ndryshimeve psiko-motorike të individëve të radikalizuar.

Mënyra e tyre e jetesës dhe origjina,duhet gjithashtu të merren në çështjet e studimeve të ekstremizmit.

Shumica e individëve mund ta fillojë procesin e radikalizimit në një nga katër format e jetës së tyre: me ndërveprimet e tyre shoqërore -ideologji lokale, përfaqësim politik, fetar dhe nga statusi social.

Shumë individë ju bashkohen grupeve ekstremiste për arsye sociale dhe fetare.

Banorët e Ballkanit Perëndimor janë më të rrezikuarit për tu përfshirë në ekstremizmin e dhunshëm nëpërmjet ndikimit të marrëdhënive të ngushta personale dhe formave tjera të joshjes financiare.

Pozita gjeografike e gadishullit e bën atë më të favorshëm për grupet dhe ideologjitë e interesuara të lëshonjë rrënjë në Ballkanin Perëndimor.

Në Maqedoni për shkak të mungesës së prosperitetit, shteti ka ngecur për të promovuar një shumëllojshmëri të reformave substanciale ekonomike, sociale dhe ndëretnike.

Mirëpo këtu një rol të rëndësishëm kanë luajtur bashkësitë fetare dhe në rastin konkret Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI) e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në tolerancën fetare.

Vendi i brishtë është bërë shesh lojërash për përhapjen e ideologjive dhe mungesa  e strategjisë kombëtare, shpeshherë ka sjellur tensionime në mes organeve qeveritare dhe popullatës lokale.

Kjo veçanërisht është e vërtetë për të rinjtë ose për personat në mes moshës 20- 45 vjeç.Vendet ku ata shpesh i diskutojnë çështjet lokale apo kombëtare janë kafenetë dhe vendet publike.

Ndërsa njerëzit fillojnë të bëhen të radikalizuar, kur ata shpesh do të tërhiqen larg nga aktivitetet e tyre normale dhe nga grupet e miqësisë.Ata gjithashtu mund edhe të mos pajtohen me anëtarët e familjes dhe miqtë mbi këndvështrimet politike apo ideologjike.

Por në Ballkan/Maqedoni është më ndryshe, ata mund të angazhohen në konflikte të drejtpërdrejta apo të udhëtojnë në luftëra të huaja duke përdorur rrugë alternative si, shtetet e BE-së dhe ato shtete që kufizohen me ndonjë shtet të Lindjes së Mesme. 4

Disa grupe ekstreme mund edhe ti kërkojnë një personi të betohet për besnikëri.

Radikalizimi drejtohet dhe zhvillohet më rritëm të përshpejtuar nga raporti i krijuar nëpërmes marrëdhënieve personale ballë për ballë, por ka disa shembuj tjerë ku individët përfshihen në mediat sociale si në Facebook dhe Tvitter.

Roli i ideologjisë dhe të kuptuarit e dobët të fesë

Në procesin e radikalizimit, një person mund të përjetojë një ndryshim të shpejtë ideologjik, dhe kështu e ndryshon mënyrën e analizimit të ngjarjeve në mjedisin ku jeton.

Në shtesë disa njerëz në proces mund ti promovojnë teknikat specifike të përhapjes së ekstremizmit.

Në Maqedoni përshkak të strukturës etnike dhe fetare është shumë lehtë për të përhapur ide jashtë asaj se çfarë thotë me të vërtetë një fe e caktuar.

Në Ballkanin Perëndimor, ai numr i vogël i individëve të cilët kanë qenë të radikalizuar, nuk kanë kuptim të drejtë  të ideologjisë apo fesë.

Gjendja e tanishme e individëve të cilët mund të radikalizohen, ka të bëjë kryesisht me njohuritë e dobëta për fenë  që ofron paqë dhe tolerancë. 5

 

Pjesa e dytë: Ekstremizmi online

Është e rëndësishme se në internet, ndërveprime në mes të atyre që ndajnë ideologji ekstremiste mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm.

Ekstremizmi në internet mund të çojë në vrasje fatale ose mund të nxisë sulme masive në vende publike.Tani më ky lloj sulmesh është bërë mjaft i rrezikshëm dhe i paparishikueshëm.

Internet faqet e mediave sociale, mund të veprojë si një vend ku, individët mund të takohen  virtualisht  me persona të moshave të ndryshme.6

Grupet e interesuara që përhapin idelogji të rreme sigurisht  se i shfrytëzojnë edhe këto mundësi të botës së internetit.

Nuk ka asnjë broshurë të veçantë se si mund t’ju ndihmohet personave të radikalizuar.

Megjithatë, anëtarët e familjes, miqtë dhe shoqëria mund ti vërejnë shenjat e para të sjelljes së çuditshme të profileve me ide radikale. Këto shenja dhe veprime mund të përfshinë:

 

TABELA 2. Shenjat  dhe  fusha  e  individëve  të  radikalizuar  në  Ballkanin Perëndimor. Burimi: CSSD-Maqedoni, 2016

 

 

  1. Përdorimi i medias online për qëllime propagandistike.

 

  1. Shkarkimi i materialeve me përmbajtje të dhunshme ekstremiste, duke përfshirë: udhëzime, manuale trajnimi dhe metodat tjera të terrorizmit.

 

  1. Literaturë, libra dhe manuskripte.

 

  1. Kontakte të drejtëpërdrejta në mes anëtarëve të interesuar.

Pjea e tretë: Zbulimi ‘vendndodhjes’ së ekstremistëve të dhunshëm

Një profesor mund të zbulojë një student për shpërndarjen e materialeve të dhunshme ekstremiste.Telefonat e mençur, I-Pod apo kompjutorët personal janë mjetet që më së shumti sot përdoren nga të gjithë grup moshat.

Një prind mund të vërejë fëmijën e tyre gjatë shkarkimit të dhunshëm të materialeve të gjuhës së urrejtjes.

Miqtë mund të vërejnë një ndryshim në një profilin e një individi në rrjetet sociale duke promovuar ide ekstremiste.7

Por në qoftë se do të vërejmë shenja shumë radikale, atëherë, ne duhet të raportojmë çështjen pranë anëtarëve të familjes dhe autoriteteve përkatëse.

 

Pjesa e katërt: Bisedë të hapur me individë të radikalizuar

Metoda më e rëndësishme për familjen dhe miqtë që mund të përdorin për personat që ballafaqohen me këtë krizë, është që të mbajë biseda të hapura me personin që është në procesin e radikalizimit.

Një marrëdhënie pozitive është shumë e rëndësishme për të gjitha llojet e individëve të radikalizuar.

Këtu është e rëndësishme për të dëgjuar dhe për të kuptuar arsyet e një individi, përse ai ose ajo është përfshirë në ekstremizmin e dhunshëm.

Pse, si dhe kur, janë tre pyetje themelore për të kuptuar profilin e personit të intersuar për esktremizëm.8

Izolimi është skenari më i keq, kështu që studimet të cilat sugjerojnë se izolimi i një individi do ta bëjë atë më të mirë, për rajonin e Ballkanit, metodat e këtilla do të kenë ndikime negative.

Tek shoqëria maqedonase dhe shqiptare, duhet vepruar që në fillim të paraqitjes së këtyre fenomeneve me pasoja për tërë shoqërinë. Individët e influencuar nga idelogjitë ekstremiste duhet trajtuar me metoda adekuate në bazë të manualeve bashkëhore dhe socializim.Kështu ulet niveli i përhapjes në shkallë kombëtare të manipulimeve nga strukturat e ndryshme shtetërore.

Përfundim

Udhëheqësit politik, ato fetarë, gazetarët ,qytetarët dhe punonjësit socialë, luajnë një rol të veçantë dhe të rëndësishëm në procesin e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Ata kanë më shumë mundësi të njoftimit, kur dikush fillon të tërhiqet në vetëvete dhe të radikalizohet.

Arsimi është një forcë shtytëse në zonat post konfliktuoze dhe në shoqëritë moderne për ti zvogluar pasojat e një mase të devijuar e që nesër mund të përdorë metoda të ekstremizmit. 9

Në Maqedoni të gjithë duhet të kenë një qasje progresive për sa i përket këtij fenomeni. Partitë politike dhe drejtuesit lokalë duhet të zhvendosin burime financiare për promovimin e projekteve për të rinjtë.

Ky dokument synon t’ju ndihmojë të gjithëve të kuptojnë procesin e radikalizimit dhe ekstremizmit në Ballkan.

Në thelb informimi i mirë dhe i drejtë është hapi i parë për të siguruar që problemet dhe rastet të trajtohen para se të bëhen më të ndërlikuara për banorët dhe rajonin.

Përbindëshi  ideologjik mund të përhapet në mbarë rajonin, si verbues kulturorë, politik dhe shoqëror. 10-11

Rekomandime

 

1.Investime në rajonet përkatëse të pazhvilluara.

 

  1. Balancimi i burimeve njerëzore dhe rëndësia e të lexuarit të literaturës profesionale fetare.

 

  1. Informimi i komunave për shenjat eventuale të radikalizimit.

 

  1. Linja të hapur të komunikimit me të gjitha moshat e popullësisë.

 

  1. Agjencitë lokale dhe kombëtare duhet të hapin vende të punës për të rinjtë që janë më të rrezikuar nga ndikimet e jashtme.

 

  1. Gjenerimi i politikave të balancuara dhe tolerancës në mes komuniteteve multi -ethnike dhe fetare.

 

  1. Në Maqedoni të gjithë faktorët duhet të investojnë në projektet e prosperitetit ekonomik dhe social.

 

  1. Mbajtja dialogut me grupet që duan të marrin qasje të ndryshme mbi fenë.

 

  1. Fillimi i fushatave të ndërgjegjësimit në shkolla, universitete dhe institucionet publike.Fuqizimi i partnerëve lokalë në organizimin e seminareve për të informuar të gjitha moshat për pasojat e radikalizimit dhe ekstremizmit.

 Vepra të cituara:

 1. A Methodological Paper to Inform the Future Evaluation of CLG-funded Local Authority Preventing Violent Extremism Work. Tavistock Institute, 2009.

  1. Davies, L. (2008) Educating against extremism . Trentham. 2008.
  1. Gross.Z, Davies. L, Diab AL.K, (2012). Gender, Religion and Education in a Chaotic Postmodern World.

 4. http://www.whitehouse.gov/sites/default/files/empowering_local partners.pdf.

 5. Empowering local partners to prevent Violent Extremism in the United States.

Office of President, (2011).

  1. Prezelj.I, (2008). The Fight Against Terrorism and Crisis Management in the Western Balkans.

7 .Preventing Violent Extremism and Radicalization in Australia. Retrieved on June 22, 2016.

  1. Todd.H.C.,Erin. Y, Peter.Ch, (2012). Promoting Online Voices for Countering Violent Extremism. Rand Corporation.
  1. Thomas P, (2008). Responding to the Threat of Violent Extremism: Failing to Prevent.

 10 .United Against Terrorism. A collaborative effort towards a secure inclusive and just Canada. http://www.nccm.ca/wp-content/uploads/2014/09/UAT-HANDBOOK-WEB-VERSION-SEPT-27-2014.pdf. Retrieved on June 23, 2016.

  1. Vienna Declarations. Tackling Violent Extremism and Terrorism.

http://www.bmi.gv.at/cms/cs03documentsbmi/1657.

Retrieved on June 23, 2016.

Shënim: Burimet janë në gjuhën angleze

Fjalë kyçe: Studime ekstremizmi, Maqedonia, Ballkani, Radikalizmi.

Tregues: -CSSD (Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim-Maqedoni)

-SHI (Shteti Islamik)

Share: