Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Permes medias mesova keto dite se po iniciohet nje takim tjeter debati midis aktoreve kryesore te politikes ne Kosove lidhur me gjetjen e nje zgjidhje kompromisi mbi demarkacionin perpara 1 shtatorit. Nese vertete shkohet drejt kesaj levizje do kishim nje hap te ri qe lypet te inkurajohet. Gjithnje e per cdo gje ka kohe per kompromis.
Mbas nje bllokimi te gjate te cdo diskutimi e debati te organizuar institucional, politik dhe publik per draft-marreveshjen e demarkacionit ne Kosove, kohet e fundit aktoret kryesore politik po tregojne shenja hapje, diskutimi e debati afrues midis tyre.
Hapja e procesit te debatit politik dhe publik mbi draft-marreveshjen e demarkacionit ka nxitur shume aktore dhe faktore qe te perfshihen ne te. Ne Tirane dhe Prishtine u bene dy tryeza shkencore mbi demarkacionin. Ne keto konferenca moren pjese dhe kontribuan eksperte e studiues te fushave perkatese nga Shqiperia dhe Kosova. Mediat kryesore, gjithashtu, kane organizuar debate publike me rendesi informuese e formuese per opinionin publik mbare kombetar. Portalet me prestigjioze po nxitin dhe percjellin cdo dite kete teme.
Me se fundi Kuvendi i Kosoves hapi debatin politik ne tempullin e legjislativit. Debati, ndonese i vonuar dhe jo fort mire i paparapergatitur, gjithsesi ishte shume i rendesishem. Mazhoranca dhe opozita ballafaquan publikisht pikpamjet e tyre mbi draft-marreveshjen per demarkacionin.Nga gjithe ky proces verehen tre tendenca:
Se pari, eshte tendenca per te imponuar me gjitha rruget, menyrat dhe mjetet variantin ekzistues te demarkacionit. Qeveria dhe Komisioni perkates po perdorin cdo argument, te pranueshem dhe te papranueshem si e si per te imponuar votimin e draftit, qofte edhe me votat e mazhorances. Kjo tendence eshte shume e rrezikshme per Kosoven se brendshmi dhe per gjeopolitiken e saj me fqinjet.
Se dyti, eshte tendenca per te permbysur teresisht draft-marreveshjen me gjithe rruget, menyrat dhe mjetet e mundshme, qofte edhe permes radikalizimit, dhunes dhe konfrontimit politik dhe qytetar ne Kosove e me gjere. Faktoret opozitare duket se po behen gati per kete skenar, nese tendenca e pare per votim imponues do ndodhe. Kjo tendence e dyte do shoqerohej me konseguenca te renda dhe te paparashikueshme per Kosoven, stabilitetin e saj, marredheniet fqinjesire dhe reputacionin nderkombetar.
Se treti, eshte tendenca qe po merr jete kohet e fundit per nje zgjidhje kompromisi midis variantit aktual dhe opsionet e hedhura per debat politik e publik. Kjo tendence synon zgjidhje me konsesus politik kombetar te demarkacionit. Jane hedhur ide qe synojne terheqjen e mazhorances nga insistimi mbi variantin aktual te marreveshjes si dhe avancimi i opsioneve te opozites ne nje opsion te saj alternativ. Ka pasur ide per rikompozim te komisionit shteteror. Madje edhe propozime qe ne krye te komisionit te vihet opozita. Synimi i kesaj tendence te trete eshte arritja e nje drafti qe do te pranohej me konsesus politik mbare kombetar. Kjo zgjidhje do ishte ideale.
Por problemi do ngelet serish i hapur. Heret a vone problemi demarkacionit, edhe sikur te gjej zgjidhjen ideale konsesuale brenda Kosoves, do te rihapet ne tryezen diplomatike me Malin e Zi.
Pala malazeze do kete reagime problematike, sepse ajo tanime e ka ratifikuar draft-marreveshjen ne Parlamentin republikan. Ratifikimi do te thote qe pala malazeze eshte dakorduar me marreveshjen aktuale.
Pra, nuk mjafton vetem rishikimi dhe permiresimi i draft-marreveshjes nga pala Kosovare. Kjo do ishte zgjidhja e njeanshme. Si do reagoje pala malazeze mbas ratifikimit? A do jete e gatshme te revizionoje ratifikimin? A do i rikthehet rinegocimit? Me cfare opsioni do bazohet ne rinegocim? Apo do e shpjere qeshtjen ne arbitrazh nderkombetar?
Keto pyetje shtrohen natyrshem sepse marreveshja eshte nderkombetare. Si e tille ajo hyn ne fuqi ose me dakordesi te ratifikuar nga dy parlamentet e dy vendeve, ose mbas vendimit perfundimtar te arbitrazhit nderkombetar.
Pra, pavaresisht tre tendencave qe ekzistojne brenda Kosoves, ne analize lypet te marrim seriozisht parasysh edhe pritshmerite e tendencave te mundshme qe do vijne nga reagimet e Malit te Zi. Keto pritshmeri lypet te parashikohen nga laboratori analitiko-prognozues i diplomacise se Kosoves.
Ne konkluzion mund te themi se procesi eshte i gjate dhe shume i komplikuar. Nuk ka aspak vend per nxitim dhe as per panik. Nuk ka vend as per presion e zhantazhim ngado qe te vije. Nuk ka vend as per kushtezime politike, gjeopolitike dhe as per viza e integrime.
Ka vend dhe kohe per vetepermbajtje nga te gjithe aktoret kryesore politik ne Kosove. Ka kohe e vend per kompromis dhe zgjidhje konsesuale te brendshme. Ka kohe dhe vend per tu pergatitur per tu perballur me diplomacine e Malit te Zi per nje zgjidhje te re. Sikunder ka kohe e vend per te qene gati edhe per pranimin e zgidhjes me arbitrazh nderkombetar.
Zgjidhja perfundimtare e marreveshjes demarkacionit eshte sfide e madhe, por jo e paperballueshme.
Nga pala e Kosoves lypet VULLNET POLITIK i brendshem konsesual dhe KAPACITET DIPLOMATIK nderkombetar shume profesional.