Nga Sulejman Abazi
1. BAIDEN VIZITON PRISHTINEN!
Valle e kanë kuptuar politikanët e Prishtinës mesazhin e Presidentit?
Po citoj sipas fjales se tij pershendetese:
“Për popullin e Kosovës unë kam marrë njohuri ne keto dyzet vitet e findit.
Unë kam parë ju njerezit njesoj si Beau
Une besoj tek ju.
Une besoj, besoj jo vetëm që ju mundeni, por por ju do të ndërtoni nje vend te qëndrueshëm, të lirë, demokratik dhe prosperues të Kosovës.
Një vend që përmbush shpresat dhe ëndrrat e popullit të Kosovës te mohuara dhe te mbetura pezull kaq gjatë pasi ta themeloni shtetin plotesisht, ajo do të zgjasë për shekuj me radhë dhe per ne të gjithë do të jetë më mirë.
Ne ju duam, ju falënderoj për këtë nder të madh”.
(Presidenti -Vice Joe Biden, në ceremoninë Dedication Road për Beau Biden).
Por paksa e çuditeshme.
Te tjera gjera dhe ne nje menyre tjeter i shtroi mezashet per politiken e Kosoves ne konferencen e perbashket per shtyp.
Midis fjaleve të ngrohta e të sinqerta të mbështetjes së fuqishme amerikane, a duhet të mendojmë se punët tona nga brenda nuk janë hiç në rregull?!
Këtë rebus politik i takon popullit shqiptar në Kosovë që ta zgjidh.
2. PRESIDENTI ZËMËRAK I SHQIPËRISË!
Ligjet nuk kalojnë akoma e Komisionet kanë mbetur pezull.
Çfarë të shqetëson zoti President në miratimin e Komisioneve, pse të janë lidhur duart?!
Kush të pengon, partia, ustai që të vuri në këtë karrige, apo lidhjet e vjetra e ndonjë gjë tjetër që se dime ne shqiptarët?!
Mbretërove afro 5 vjet por ende nuk e dimë, përse do të mbahesh mend tek shqiptarët në këto vite të të qenit në kreun e shtetit?
Edhe ju keni frikë nga Drejtësia edhe pse jeni në krye të saj?!
Keni ende kohë edhe një vit e mbase, mbase bën diçka të mirë për këtë vend.
Apo edhe ju sit ë tjerët, hmmmmmm, pas meje u bëfte qameti.
3. KË TMERRON DREJTËSIA E VËRTETË NË SHQIPËRI?!
Përse kanë frikë këto liderë të tërbuar nga prania ndërkombëtare në sistemin e drejtesisë?
Kush është me duar e dhëmbë të perlyer me krim, hajdutëri dhe deri me gjak,?!
Çfarë i shqetëson kaq shumë, sa as vetë tani nuk po dinë se çfarë të bëjnë?!
Deklaratat e stërdeklaratat tashmë nuk pinë më ujë, u doli boja.
Mos vallë ëndërrojnë që të kenë akoma tarafin e falangave të tyre të korruptuara dhe të vazhdojnë të na bëjnë moral nga maja e Olimpit?!
Kush po i trondit themelet e perandorisë së krimit në Shqipëri?
Drejtësia dhe e vërteta vonojnë, por kurrë nuk harrojnë.
Do të ketë ditë të bardha edhe për këtë popull dhe për Shqipërinë tonë.