Home KRYESORE Arrestohet sekseri që kërkonte seks dhe para për provimet

Arrestohet sekseri që kërkonte seks dhe para për provimet

Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë arrestuan Besim Nasufin, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish përgjegjës shërbimesh për mësimoret në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Në pranga ka rënë edhe Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish-laborant në këtë universitet. Ndalimi i tyre u bë pas publikimit në emisionin “Fiks Fare” të Top Chanel të pamjeve filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive Nasufi dhe Rota në bashkëpunim me njeri tjetrin në intervale të ndryshme kohore kanë marrë ryshfet nga studentë të ndryshëm me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqesor Kamëz, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve.

Share: