Home KRYESORE Kush do ta bashkojë të majtën: Koço apo Edi? Dhe “Operacioni” për...

Kush do ta bashkojë të majtën: Koço apo Edi? Dhe “Operacioni” për kapjen e LSI

Kokëdhima foli në Vlorë për bashkimin e të Majtës dhe e vendosi veten në qendër të këtij “Bashkimi” të një tipi të ri.

Po ku e kishte fjalën Kokëdhima?

Te bashkimi i të majtëve të përçarë nga autoritarizmi i Ramës, apo te bashkimi PS-LSI?

Fakt është që Ramës, kjo nismë e Kokëdhimës i krijoi një tension të madh dhe të cilën ai e përktheu me sulme të forta të të tretëve kundër Koços, i pari nga këta Fatmir Toçi.

Mirëpo Rama njihet si përvetësues i ideve të tjerëve dhe si aplikues i shkëlqyer në praktikë i këtyre ideve.

Prandaj dhe duket se e ka vënë në krye të ditarit të vet të punës, shkaterimin e Kokëdhimës dhe shkatërrimin e Metës dhe të LSI.

Në mënyrë që Partia e vet, të integrojë apo të gllabërojë të Majtët e çoroditur paskëtaj.

“Operacioni” për kapjen e LSI, filloi në korrikun e kaluar, me “përthithjen” e të paktën 3 deputetëve të LSI, si votues potencialë të Qeverisë Rama2, në rast të tërheqjes nga koalicioni të Ilir Metës.

Dhe ky “Operacion” po vazhdon duke përfituar edhe nga armëpushimi i rrejshëm me Metën, duke hapur në elektorat të paktën 2 teza:

Teza e Parë, Meta do të kandidojë për President të Republikës dhe pra, do ta lerë LSI në mëshirë të fatit…

Teza e Dytë, Meta shumë shpejt do të ketë probleme me Drejtësinë dhe do të ishte mirë për lsi-istët, që të “hidheshin” sa më parë në krahët e PS, që të kishin meritat e nismëtarëve të “shkatrrimit të LSI”./360grade.al

Share: