Home KRYESORE Avioni i rrëzuar, zbulohen hyrje-daljet e pilotit italian në Shqipëriton

Avioni i rrëzuar, zbulohen hyrje-daljet e pilotit italian në Shqipëriton

Pak orë pasi avioni me të cilin udhëtonte u rrëzua në grykëderdhjen e Ishmit mësohet se Guido Andrea Guidi rezulton se, ka hyrë dy herë në vendin tonë.

Një herë nga Rinasi dhe një herë nga Muriqani, përkatësisht në vitin 2013 dhe 2014. Mësohet se 71 ­vjeçari ka hyrë në Shqipëri nga Rinasi më 6 nëntor 2013 dhe është larguar po atë ditë nga vendi ynë, raporton “News24”.

Ndërsa herën e dytë, ka hyrë nga Muriqani rreth dy muaj më pas, më 10 janar 2014 dhe është larguar të nesërmen përmes aeroportit të Rinasit. raporton Opinion.al

Share: