Home KRYESORE Replika e Ylli Dylgjerit me Skender Minxhozin per president “socialist”…

Replika e Ylli Dylgjerit me Skender Minxhozin per president “socialist”…

Nga Ylli Dylgjeri

Thojzat e propozimit per Presidentin Socialist!

Lexova nje shkrim keto dite te kolegut Skender Minxhozi me titullin: Presidenti “socialist” Ilir Meta.

Qysh ne titull me intrigoi ky shkrim. Vetë autori eshte i paqarte për seriozitetit e propozimit, duke e vendosur ne thojza fjalën socialist.

Më tej, edhe në argumentet e shkrimit dallojnë sërisht “thojzat”. Duke e kuptuar autorin, mendoj se ka disa arsye të trajtohet kështu propozimi socialist.

E para, duhet dallojme se eshte socialist apo rilindas ky propozim. Cilesimi i kesaj ndarje eshte bere nga vete udheheqja socialiste.

Së dyti, propozim vjen nga nje familje e gardës së vjetër komuniste siç është Zoti Ditmir Bushati. Propozimi tjeter vjen nga garda e re, por jo politike, por ushtararake. Vjen nga ish Komandanti i Gardes se Republikes, zoti Arben Cuko.

Tjeter, kandidaturat per Presidentin deri me tash nuk kane ngjizur kur vine permes shtypit. Ato historikisht jane produk i kulisave, per sa kohe ligji nuk ka ndryshuar.

Pra nuk kemi votim popullor, por votim kuvendor. Duke i pare keto arsyetime, dhe te tjera qe jane formatuar gjate viteve te koalicionit PS-LSI, konkludoj se nga zoti Meta nuk mund te vinte përgjigje më serioze.

Biles mendoj se e ka ngritur steken edhe me dalje e nenkryetares se LSI per te dhene pergjigje rreth propozimit Rama.

Ose troç, ky lider, që siç e akuzohet rendom nga shtypi qe ushqehet apo ofron “ngjala” nuk e ka zbritur ende menyne qe te haje “karemin” Bushati, apo Çuko.

Atëhere s’më mbetet tjetër por të thërras:

Menyja u prish zoti Rama! Guzhina po vjedh. Jemi ne kohe delikate dietash…

Share: