Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar hapjen e një hetimi administrativ për vendimin e Gjykatës së Durrësit që i njohu pronën ku do të ndërtohej resorti turistik i Lalzit një familjeje nga Durrësi.
Bëhet fjalë për vendin ku kompania “Omnix Albania” do të ndërtonte një kompleks gjigand turistik më vlerë 450 milionë dollarë. Deri para 6 muajsh, e gjithë sipërfaqja rezultonte pasuri e paluajtshme publike në regjistrat e shtetit.
Por më datë 25 mars të këtij viti, Gjykata e Durrësit, përkatësisht gjykatësja Joana Qeleshi ka dhënë vendim që 45 dynymë nga kjo sipërfaqe t’i njihet si pronë familjes Seçuni nga Durrësi.
Në vendim (i plotë në fotot e mëposhtme) gjykatësja thotë:
“Nga provat shkresore dhe ato me deshmitare te shqyrtuara ne gjykim, rezulton se paditesi e ka pasur te rrethuar siperfaqen e mesiperme prej 45 mije metra katrore, ai eshte kujdesur dhe e ka shfrytezuar kete siperfaqe si te ishte pronar i vetem i saj.
Keshtu, filimisht paditesi ka pasur te ndertuar ne nje pjese te pasurise nje kioske, te cilen e perdorte si bar-restorant gjate muajve te veres nderkohe eshte kujdesur duke mirembajtur, kositur e vaditur siperfaqen tjeter te pretenduar si prone e tij”.
Gjykatësja Joana Qeleshi thotë se këtë e ka provuar me dëshmitarë, 11 të tillë, të cilët i ka dëgjuar në seancë gjyqësore.
Ky vendim duket se përbën një pikë të fortë kthese për rrjedhën e ngjarjeve dhe fatin e projektit më të madh turistik të parashikuar ndonjëherë në Shqipëri, pasi një ditë më parë “Omnix” deklaroi largimin nga vendi ynë.
Drejtoria e Inspektimit Gjyqësor do të hetojë të gjitha procedurat ligjore të ndjekura nga gjykatësja Qeleshi, për të parë nëse ky vendim është marrë konform ligjit apo jo.
Po kështu, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë do të kërkojnë zyrtarisht informacion nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për të parë historikun e kësaj prone.
Vendimi i konfliktit
Vendimi ne fjale dyshohet se eshte arsyeja e masakrimit nje jave me pare te nje sipermarresi te huaj, Faad Mitri-perfaqesues me prokure i shoqerise se huaj OMNIX.
Dy qeveri, ajo e Sali Berishes dhe aktualja, kjo e Edi Rames, i kane dhene ne shfrytezim tamam kete siperfaqe prone publike, shoqerise OMNIX, per te ndertuar aty nje resort turistik. Vlera e tij shkon ne 180 milion dollare.
Qeveria e Sali Berishes e ka marre kete vendim ne vitin 2008. Pra prej atij vendimi, siperfaqja e prones se paluajtshme publike, ka qene ligjerisht ne perdorim te shoqerise OMNIX.
Per 5 vite te tjera, qeveria e Sali Berishes nuk paisi me leje ndertimi shoqerine ne fjale.
Vendimi per dhenien e lejes se ndertimit u dha nga KKT vetem nje muaj me pare, gjithnje ne te njejten siperfaqe./Voal