Home KRYESORE 20 vite burg për hakerin kosovar që ndihmoi ISIS

20 vite burg për hakerin kosovar që ndihmoi ISIS

Hakeri Kosovar, Ardit Ferizi është dënuar në Shtetet e Bashkuara me 20 vite burg per implikim me ISIS. I riu shqiptar u arrestua vitin e kaluar në Malajzi.

Ai kishte ndihmuar Shtetin Islamik me dhënien e emrave të më shumë se 1 mijë zyrtarëve dhe ushtarëve amerikanë. Ardit Ferizi është personi i parë i dënuar në Shtetet e Bashkuara nën akuzën e sulmit kibernetik dhe terrorizëm.

Ferizi hakoi një kompani private dhe publikoi emra, kode llogarish të postave elektronike dhe numra telefoni të mijëra qeveritarëve e ushtarëve amerikanë.

Këto të dhëna u publikuan nga ISIS gjatë një kërcënimi për sulme terroriste.

Share: