Nga Roland Bejko
Në denoncimet që bëhen kundër Qeverisë për bëmat dhe gjëmat e saj te fundit, spikerat e Partise Demokratike i mbyllin konferencat e tyre të shtypit duke përseritur në fund slloganin ” Shqipëria më e mirë pa Edi Ramën”.
Ky sllogan, ngjan shumë SOFT (i butë) për realitetin shqiptar që në fakt është më shumë se HARD; drogë në gjithë territorin e vendit, korrupsion dhe abuzim i tmerrshëm me financat publike, krim i organizuar, shkatërim të ekonomisë, mafje lokale dhe ndërkombetare të ulur këmbëkryq, dhe qershia mbi tortën e hidhur zeher; importimi i mbetjeve dhe plehrave të botës.
Kur themi “Shqipëria më mirë pa Edi Ramen”, duket sikur pohojmë që Shqiperia është mirë, por do jetë edhe më mirë pa Edi Ramën, ose sikur themi, Shqipëria është keq, por pa Edi Ramen nuk do jetë edhe aq keq.
Jo mor zotrinj, slloganin për PD-në e ka goditur gazetari Poli Hoxha në shkrimin e tij rënqethës “Projekti i mafies për Shqiperinë, në dosjen “Re-Mida” ku thotë në fund se ” Shqiperia është e rrezikuar nga Edi Rama” , ose më mirë ndoshta do të ishte ; “Edi Rama, rrezik per Shqipërinë” . Këtë mendojne dhe këtë pohojnë të gjithë shqiptarët me dy pare mend në kokë kur bisedojne me njeri tjetrin; Edi Rama ështe rreziku real për të ardhemen e ketij vendi, eshte ai që komplekset që e kanë munduar në fëmininë e hershme kërkon t’jua imponojë shqiptareve si mënyre jetese që edhe ata si ai dikur dhe sot të jenë të sunduar nga “të fortët”. Për Edi Ramën qytetarët janë thjesht bubureca që duhet të vihen në rradhë për gjithcka dhe kur të dalin prej saj duhet të shtypen me këmbë, mjeranë që nuk meritojnë të frymojne si Ai dhe klani i tij me origjine nga Blloku famëkeq komunist. Për Edi Ramën Shqipëria është vetem Blloku, qendrat e qyteteve, të fortët, oligarkët dhe kaq. Gjithcka duhet të jetë në shërbim të këtij vizioni pervers. Të tjerët në periferi, si qenie inferiore, të dobëta edhe pse janë shumicë absolute, ose duhet ti shërbejnë Atij, ose duhet të largohen jashtë, ose fundja le të vdesin, punë e madhe.
Ju e keni parë sa nervoz është Rama në rrjetet sociale kur shikon se raca e buburecave guxon ta kundërshtojë për reformën e arsimit të lartë, apo për vendimin e tij për importin e plehrave. Prandaj ai ju përgjigjet vet të gjithëve, sepse në cdo tastierë që shtyp, mer kënaqësinë sikur ju shtyp kokën atyre, buburecave të qelbur që guxojnë të jenë kundër tij.
Ja pse Edi Rama është rreziku i vertetë për Shqipërinë, dhe në këto kushte reagimi ndaj tij nuk mund te jetë SOFT.
Sllogani i ri, do konfiguroje nje qendrim te ri te PD dhe lidershipit te saj ndaj Edi Rames dhe klanit te tij, do ta beje më të ngrohtë dhe më të drejtpërdrejtë komunikimin e PD me qytetaret, do moderoje aksionin politik te saj në këtë dreq situate që sa vjen e na shfaqet më Hard, pra gjithnjë edhe më kërcënuese ndaj ekonomisë, lirive, demokracisë dhe shtetit ligjor.
Edi Ramës duhet ti dilet përballë. Edi Rama meriton te goditet në ballë…, politikisht.