Lideri i ISIS Abu Bakr al-Baghdadi thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi një vrasës helmoi ushqimin e tij.
Ushqimi i përgatitur për liderin e ISIS dhe 3 komandantë të tjerë të organizatës terroriste dyshohet se janë helmuar në zonën Nineveh.
Një burim tha për Agjencinë e Lajmeve Irakene VAA se të katërt po vuajnë helmimin e rëndë dhe janë transferuar në një vend që nuk bëhet i ditur nën masa të rrepta.
Grupi i terrorit ka nisur një fushatë arrestimesh për të kapur përgjegjësit.
Baghdadi kreditohet sa ka transformuar grupin e shkëputur të Al-Kaedës duke e kthyer atë në grupin e pavarur të ISIS, që është ndoshta organizata më e fuqishme dhe më e pasur xhihadiste në botë.
Nën udhëheqjen e tij, grupi ndërmori ofensivën ushtarake më të madhe në Siri në vitin 2013./oranews/