Home KRYESORE “360Grade”: Dalin përgjimet e dosjes së Vlorës, Kreu i organizatës dhe lidhja...

“360Grade”: Dalin përgjimet e dosjes së Vlorës, Kreu i organizatës dhe lidhja me “Lanin” (Emrat)

Prokuroria e Krimeve të Rënda falë përgjimeve ka arritur të mësojë se si funksiononte grupi kriminal i ndaluar, i cili kishte mbjellë thuajse 23 tonë drogë në zonën e Vlorës.

Siç mësohet nga burime të 360grade.al, Kreu i grupit të organizuar kriminal dyshohet të jetë Taulant Haxhiraj, i cili kishte punësuar shtetas të tjerë të cilët kujdeseshin për prodhimin dhe vijimin e procedurës së trafikimit dhe prodhimit të lëndës narkotike.

Siç shihet nga hetimi i prokurorisë, njoftojnë burime të 360grade.al është arritur në konkluzion se ky shtetas, Haxhiraj, ksihte lidhje me “Lanin”, siç ishte nofka e Arjan Hasanaj, i cili kishte lidhje shoqërore dhe jo vetëm me Taulant Haxhirajn dhe Shkëlqim Kociaj (pjesa drejtuese e grupit), por ky i fundit menaxhonte persona të tjerë, Arbert Aliajn, Xhovalin Bacon, Klajdi Imerin…etj.

Siç mësohet prokuroria ka arritur në konkluzionin se ky ishte një grup i rrezikshëm kriminal në momentin që ka vërejtur se parcelat mbroheshin nga persona të armatosur, që nuk lejonin asnjë person të paautorizuar nga grupi ti afrohej zonës. Gjithashtu prokuroria falë përgjimeve ka mësuar dhe metodën e punës së grupit dhe lidhjet mes organizatës. /360grade.al-Ekskluzive/

Share: