Home KRYESORE Rrëfimi trondites i transgjinorit shqiptar: Jam 29 vjeç por ndihem si 70

Rrëfimi trondites i transgjinorit shqiptar: Jam 29 vjeç por ndihem si 70

Linda është modele dhe make up-iste në Itali, por dhe një nga trangjinoret e para shqiptare. Ajo ka ardhur në Shqipëri për herë të fundit para 10 viteve dhe sot e ftuar në “Top Show Magazine”, ajo ka treguar historinë e saj.

“Nga Shqipëria jam larguar në vitin 1999. Në Shqipëri ndoshta fjala trans duket si në ofendim, por në të vërtetë është vetëm një term. Unë kam lindur mashkull por që në kujtimet e para të jetës mendoja se isha femër, luaja me kukulla dhe rrija vetëm me vajza të moshës time, asnjëherë me djem. Prindërit nuk shqetësoheshin, pasi mendonin se ishte thjesht një lojë. Në periudhën e pubertetit unë kuptova që s’isha femër, por s’doja ta pranoja.Nuk kam puthur asnjëherë një vajzë.

E kisha të vështirë të flisja me të tjerët sepse më dukej sikur s’më kuptonin. Me babain nuk kam marrëdhënie që kur isha e vogël. U divorcua me mamin sepse ishin martuar pa dëshirë dhe nuk kontribuonte në familje. Në Itali shkova kur isha në klasë të pestë. Në klasë të gjashtë isha ende si djalë dhe ishte pak e vështirë. Në këtë periudhë më lindën pyetjet e para si dhe fillova të rrrija me vajzat e klasës dhe ato më pranuan në mesin e tyre. Rrita flokët dhe ndryshova stilin e veshjes. Në moshën 19-vjeçare nisa të jetoj vetëm dhe fillova të punoj si parukiere. Atëhere njoha një vajzë transeksuale, pra një djalë që ishte bërë vajzë. Kur e pashë, mendova se ishte vajza më e bukur që kisha parë. Pas dy javësh, ajo më tha se ishte kthyer në vajzë dhe se më parë kishte qenë djalë. Nisa ta pyesja dhe aty filloi të ndryshonte dhe jeta ime. Ajo më tha të mos e bëja ndryshimin sepse jeta ime do ishte shumë e vështirë.

Nëse do kisha mundësi të zgjidhja, s’do isha kjo që jam. Jam 29 vjeç, por ndihem 70 vjeç për shkak të lodhjes. Nënën e takoj, por shumë rrallë. Ajo tregohet e ftohtë dhe më vjen për të qeshur ndonjëherë kur më thotë ‘biri i nënës’, tregon Linda.

Përsa i përket martesës, ajo tha se nuk beson tek dashuria. Sipas Lindës, djemtë e duan derisa kuptojnë që është transeksuale. Ajo shpjegon se në Itali nuk guxojnë të ushtrojnë dhunë për shkak se i tremben ligjit. “Kur i njoh, fillimisht nuk u them gjë. Më pas, nëse më pelqen ja them”, tha 29-vjeçarja. / Anabel.al

Share: