Home KRYESORE Ja e vërteta e përdhunimit të vajzës nga Bulqiza

Ja e vërteta e përdhunimit të vajzës nga Bulqiza

Një 25-vjeçar përfundoi në pranga sepse i akuzuar për përdhunimin e një studenteje nga Bulqiza, e cila studionte në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

24 vjeçarja M.Xh. e akuzoi djalin një vit më të madh, S. Gjoka, banues në Rrushkull, se e kishte përdhunuar në një hotel, ditën e parë të takimit mes tyre.

Por sipas burimeve të DurrësLajm, ekspertët pranë Maternitetit të Durrësit, që janë marrë me ekzaminimin e vajzës së përdhunuar, kanë arritur në përfundimin se ka pasur marrëdhënie seksuale, por nuk ka shenja dhune në trupin e vajzës së re!

Më herët, DurrësLajm dha detaje mbi njohjen e çiftit, që kontaktin e parë e kishte pasur në rrjetet sociale, ndërkohë që me datë 18 tetor ishin takuar për herë të parë.

Pikërisht pas këtij takimi vajza akuzoi djalin se e kishte marrë me forcë, e kishte kërcënuar dhe përdhunuar në një hotel dhe besohet se vajza mund te kete fshehur qellimet e verteta te ngajrjes.

Share: