Duket se kanë ngjallur zemërim në vend, pasi kanë pozuar në një foto duke rikrijuar pikturën mitike të besimit të krishterë, ‘Darka e fundit’…duke ekspozuar të pasmet e kolme.
Në foto, 8 konkurrentet e spektaklit më të famshëm të vitit në Brazil kanë portretizuar Krishtin dhe Dishepujt e tij një natë përpara kryqëzimit, në një skenë që ka fyer shumë vetë në vendin konservator katolik.
Krerët fetarë e kanë cilësuar kopjen e kryeveprës së Da Vinçit shumë të papërshtatshëm, ndërkohë që edhe komisioni i intolerancës fetare në Brazil është përfshirë në këtë debat, ndërsa zemërimi lidhur me foton në fjalë rritet edhe ne popullsi.