Home KRYESORE Qytetarët tallen me SMS -të e Ilir Beqajt: Ja çfarë i shkruajnë!

Qytetarët tallen me SMS -të e Ilir Beqajt: Ja çfarë i shkruajnë!

Sistemi i anketimit të Ministrisë së Shëndetësisë për shërbimin spitalor vazhdon të prodhojë humor. Nën emrin e ministrit Beqaj qytetarëve që regjistrohen për vizita në QSUT u mbërrijnë mesazhe telefonike me anë të së cilëve u kërkohet të japin vlerësimin për cilësinë e shërbimit.

SMS të tillë kanë mbërritur edhe në telefonat e personave që kanë ndërruar jetë çka ka irrituar të afërmit e tyre. Së fundi në redaksinë e lapsi.al mbërriti një tjetër episod nga “anketimi i Beqajt”.

Një qytetar, të cilit i kërkohet të japë vlerësim për shërbimin e QSUT i shkruan ministrit se kjo është një propagandë e dalë boje dhe se ai nuk është personi të cilit i drejtohet mesazhi. “Ju vazhdoni të jeni ca tr*pa që nuk ndryshoni ndonjëherë… propagandë e dalë boje…

Sa për dijeni nuk jam Rexhepi… Turp të ju vijë…”, është mesazhi i qytetarit për ministrin Beqaj. /Lapsi.al

Share: