Home KRYESORE “Pronari i drogës në Rrëshen, nipi i ish –kryetarit të Gjykatës së...

“Pronari i drogës në Rrëshen, nipi i ish –kryetarit të Gjykatës së Lartë”

Pronari i magazinës së mbushur me drogë në Rrëshen është nipi i ish –kryetarit të Gjykatës së Lartë. Denoncimi vjen nga ish –kryeministri Sali Berisha. Ai thotë se Kastriot Reçi është djali i motrës së Zef Brozit, me të cilin Berisha ka patur përplasje të forta. Po sipas Berishës, Reçi është beniamin i kryetarit të Bashkisë së Rrëshenit, që ai thotë se është pronari i 7 tonëve drogë.

“Mirditori dixhital informon:

Kastiot Reci qe thone çunat e krimit, nuk eshte pronari i pularise se droges ne Rreshen.

Pronari i saj eshte nje tjeter Kastriot Reci dhe pikerisht djali i motres se famozit Zef Brozi, pra nipi i Zefit dhe benjamin i kryetarit te Bashkise, qe eshte dhe kryepronari 7 tonev droge te gjetur ne fabriken e ngritur ne pularine e nipit te Zef Broziti! Sb”

Share: